FIFA publikoi raportin International Transfer Market Snapshot, për muajt qershor – tetor 2020. Studimi analizon tregun e transferimeve ndërkombëtare në merkaton e sapombyllur të verës.
Shpenzimet për transferime shënuan vlerën 3,92 miliardë dollarë, në rënie për herë të parë që nga viti 2016 (kur shpenzimet arritën vlerën 3,70 miliardë dollarë).
Nga ai vit, investimet u rritën nga merkato në merkato, duke arritur në 5.80 miliardë dollarë në vitin 2019.
Duket qartë ndikimi i emergjencës së koronavirusit në botën e futbollit, duke sjellë një reduktim me 30% të investimeve. Edhe numri i futbollistëve të përfshirë pësoi rënie, në 7.474 (ku për 1.222 futbollistë parashikohej një komision transferimi) përkundër 9.087 në vitin 2019.
Në lidhje me shpenzimet për transferime, Anglia qëndron në krye dhe e shkëputur nga të gjitha federatat e tjera, me më shumë se 1,2 miliardë dollarë të shpenzuara. Në vend të dytë Italia, me 543 milionë dollarë të shpenzuar. Podiumi mbyllet me Spanjën e cila ka shpenzuar 486 milionë dollarë.
Franca dhe Gjermania mbyllin Top 5 të Federatave që kanë shpenzuar më shumë për transferime, përkatësisht me 455 dhe 345 milionë dollarë.