Ashtu si çdo vit, duke nisur nga 2016-a, FIFA publikoi dje “Global Transfer Market Report”, një studim që analizon tregun e transferimeve ndërkombëtare në vitin 2020.
“Global Transfer Market Report” përpiloi klasifikimin e klubeve që shpenzuan më shumë në transferimet ndërkombëtare gjatë 2020.
Për herë të parë, raporti përfshin edhe transferime të futbollistëve amatorë në mbarë botën. Falë ndryshimeve në rregulloret e FIFA-s në Statusin dhe Transferimin e Futbollistëve (Regulations on the Status and Transfer of Players RSTP) dhe përmirësimeve në Transfer Matching System (TMS), që prej korrikut të 2020, FIFA është në gjendje të përpunojë dhe lehtësojë transferimet e futbollistëve amatorë në TMS. Në gjashtë muajt e parë të zbatimit, 17,382 futbollistë amatorë kanë ndryshuar klub.
Rënie e lehtë në transferimet ndërkombëtare të futbollit për meshkuj profesionistë
Në nivelin profesionist për meshkuj janë kryer në total 17,077 transferime ndërkombëtare, me një rënie 5,4% krahasuar me 2019-n dhe rënia e parë që nga viti 2010, edhe pse numri i transferimeve në 2020 është më i lartë se në 2018-n. Natyrisht trendi është në rënie për shkak të pandemisë së koronavirusit. Këto 17.077 transferime përfshin një numër rekord prej 4.178 klubesh dhe 187 klube anëtare.
Futbolli për femra vijon të rritet
Futbolli i femrave pati një hov pozitiv në vitin 2020, me rritje të numrit të klubeve të përfshira në transferimet ndërkombëtare nga 276 (në 2019-n) në 349, me rritje 26,4%. Kjo tregon hapat mbresëlënës që po bëhen ndërsa gjithnjë e më shumë futbolliste femra po bëhen profesioniste çdo vit. Në vitin 2020 u regjistruan 1.035 transferime ndërkombëtare, me rritje 23,7% krahasuar me një vit më parë.
Klubet që shpenzuan më shumë në 2020
Shoqëria që ka investuar më shumë në treg në 2020 është Chelsea. Blues kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, të cilat i rendisin në krye të klasifikimit, duke lënë pas dy klube të tjera angleze, Manchester United (në vend të dytë) dhe Manchester City (në vend të tretë).
Për Chelsea numërohen transferime të ndryshme: nga Werner (i ardhur nga Leipzig) te Ziyech (nga Ajax), nga Havertz (Bayer Leverkusen) te Chilwell, i blerë nga klubi i Leicester. Një fushatë e gjerë transferimesh, që bie në kundërshtim me krizën e shkaktuar nga koronavirusi.
Sipas studimit të FIFA-s, në Shqipëri, për vitin 2020 janë kryer 153 transferta hyrëse (24 klube të përfshira) dhe 106 transferta dalëse (7 klube). Ndërsa në Kosovë, në vitin 2020 janë kryer 82 transferta hyrëse dhe 55 transferta dalëse.
Transferimet më të kushtueshme
Në vend të parë në klasifikim qëndron Kai Havertz, i transferuar nga Bayer Leverkusen te Chelsea dhe – sipas zërave, për të janë paguar 80 milionë euro, të cilave mund t’u shtohen edhe 20 milionë të tjera bonus
Në vend të dytë, mesfushori i Juventus, Arthur Melo, nga klubi bardhezi te Barcelona, në një operacion që solli Miralem Pjanic të bënte rrugëtimin e kundërt.
1.Kai Havertz (nga Bayer Leverkusen te Chelsea)
2.Arthur Melo (nga Barcelona te Juventus)
3.Victor Osimhen (nga Lille te Napoli)
4.Bruno Fernandes (nga Sporting Lisbona te Manchester United)
5.Ruben Dias (nga Benfica te Manchester City)
6.Mauro Icardi (nga Inter te Psg)
7.Miralem Pjanic (nga Juventus te Barcelona)
8.Leroy Sanè (nga Bayern Munchen te Manchester City)
9.Alvaro Morata (nga Chelsea tek Atletico Madrid)
10.Thomas Partey (nga Atletico Madrid tek Arsenal)
Burimi: Fifa.com