Eventi FIFA World Cup 2014 ka shitur një numër të pa-precedent të kërkesave për bileta në11 milion dhe ka shitur rreth 3 nga 3.1 milion bileta në dispozicion.
Për të qenë të saktë, deri më tani 2,961,911 bileta, duke përfshirë më shumë se 2.2 milion direkt nëpërmjet FIFA.com për publikun e gjerë.
Në përgjithësi, 60% e biletave janë blerë nga brazilianët dhe 40% nga tifozët të pjesës tjetër të botës. Pas mikpritësit Brazil (1,363,179), këtë ndërkombëtare e udhëheq SHBA me 196,838 bileta, pasuar nga Argjentina (61,021), Gjermania (58,778), Anglia (57,917), Kolumbi (54,477), Australia (52,289), Kili (38,638), Franca (34,865) dhe Meksika (33,694).
Ka pak bileta të mbetura për vetëm 27 nga 64 ndeshjet: ndeshjet e hapjes pa dyshim që u vu re qartazi që janë shitur në maksimum, gjithashtu janë shitur edhe gjysmë-finalja dhe finalja. Megjithatë, tifozët që ende kërkojnë për bileta duhet të kontrollojnë vazhdimisht ëëë.FIFA.com /tickets, teksa ri-shitje potenciale apo blerje të papaguara bëjnë që disa bileta të vihen sërish në dispozicion për publikun e gjerë.
FIFA po mban përgjegjësinë për të gjitha shpenzimet operative në organizimin e 2014 FIFA Ëorld Cup që arrin në 2 miliard dollarë, me gjysmën e kësaj shifre (1 miliard dollar amerikanë) që janë investuar drejtpërdrejt në ekonominë braziliane përmes punësimit të shërbimeve lokale. Shifra e fundit mbulon të gjithë buxhetin e Komitetit Organizativ lokale, udhëtimet ekipore dhe strehimin, kostot e prodhimit TV, operacionet e biletave, akomodimin, zgjidhjet IT dhe menaxhimin e përgjithshëm të garës sikundër është i gjithë organizimi i ndeshjeve, plus zgjidhjen e konflikteve dhe operacionet menaxheriale.