Filiali SOCAR në Rumani rrit kapitalin me 8 milion euro

31/03/2015 9:30 AM 0 komente

SOCAR Petroleum SA, dega e kompanisë shtetërore të naftës së Azerbajxhanit (SOCAR) në Rumani, ka rritur kapitalin e saj të autorizuar me rreth 8 milionë euro, raportoi media rumune duke cituar të dhëna nga Regjistri Kombëtar i Tregtisë së vendit.

Kapitali i autorizuar i kompanisë u rrit me 8.02 milion euro në shkurt, sipas raportit.

‘Teorikisht, kjo shumë është e mjaftueshme për të ndërtuar tetë stacione të reja mbushje’, sipas mediave rumune.

Aktualisht, në Rumani operojnë 32 stacione të mbushjes nën emrin e branduar të SOCAR dhe nëse këto fonde përdoren për të zgjeruar rrjetin e tyre, numri I tyre do të rritet në 40, sipas raportit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of