Fillimi jo i qetë i Ursula von der Leyen

02/11/2019 10:02 PM 0 komente

Pse Shefja e re e Komisionit Europian po përballet me vështirësi të shumta, ende pa marrë detyrën

 

Zemërimi i Emmanuel Macron-it ishte i dukshëm. “Më duhet të kuptoj patjetër se çfarë ishte në lojë”, tha ai përpara gazetarëve më 10 tetor. “Ndoshta hakmarrje, fyerje, ndoshta diçka edhe krejt pa rëndësi fare, por mua më duhet ta kuptoj patjetër”, tha ai më tej. Parlamenti Europian sapo kishte refuzuar Sylvie Goulard, kandidaten e tij për të drejtuar Komisionin Europian.

Kjo nuk kishte qenë pjesë e planit. Z. Macron fitoi një triumf diplomatik gjatë kësaj vere, kur ai bindi Angela Merkel dhe liderët e tjerë që ta ndihmonin duke larguar Ursula von der Leyen, ministren gjermane, e cila ndan vizionin e tij për një BE më të ashpër dhe më tërheqëse, nga drejtimi i mundshëm i Komisionit Europian. Znj. Von Der Leyen e la pas znj. Goulard, një macroniste e thekur, e cila gjatë fushatës u zotua se do t’i jepte një rëndësi të madhe reformës së punës, politikave industriale dhe mbrojtjes. Fatkeqësisht, anëtarët e tre Komisioneve Parlamentare e votuan atë me vetëm 29 vota dhe me një abstenim.

Jashtë grupit të saj liberal (dhe grupit të z. Macron) ajo mori vetëm 12 vota; me fjalë të tjera, shumë pak vota të dhëna nga Partia Popullore Europiane e qendrës së djathtë dhe Socialistët dhe Demokratët e qendrës së majtë, grupe te të cilat znj. Von Der Leyen do të mbështetet vazhdimisht. Të dyja këto grupe u shprehën se ajo nuk kishte kontaktuar aspak me ta për të diskutuar paraprakisht votimin. Z. Macron u shpreh se nuk e besonte aspak te kjo gjë.

Sipas disa eurodeputetëve, një prej arsyeve se përse znj. Goulard nuk mori mjaftueshëm vota ishte për shkak të një skandali të kaluar mbi punët parlamentare europiane dhe pagesa për rolin e saj në një organizatë amerikane (ajo i mohon të dyja këto akuza, ndërsa si pasojë e akuzës së parë, ajo humbi punën si Ministre e Mbrojtjes së shtetit francez, vetëm një muaj pasi e kishte marrë detyrën në 2017. Por arsyeja që pati ndikimin më të madh në refuzimin e saj ishte fjala e përhapur nga deputetët e Partisë Popullore Europiane dhe Socialistët dhe Demokratët, se znj. von der Leyen i kishte kontaktuar ata paraprakisht për t’i imponuar zgjedhjen e saj në krye të KE-së. Ata do të preferonin që shefi i ardhshëm i Komisionit Europian të ishte një nga “kandidatët e tyre kryesorë”, që bëri fushatë për këtë pozicion përpara zgjedhjeve europiane të majit.

Pritshmëria e dukshme se ata do të zgjedhin znj. Von Der Leyen ndaj znj. Goulard, ka qenë arsyeja kryesore që shkaktoi revolta të shumta. “Miq, ne do ta shkatërrojmë (znj. Goulard) në votime, por mos thoni asgjë deri atëherë” – thuhej në një memo të brendshme të Partisë Popullore Europiane, e cila u publikua rastësisht në rrjetin social Twitter, përpara votimit. Ministri francez i Europës e shpalli rezultatin “një krizë të madhe institucionale”. Eurodeputetët përjashtuan edhe kandidatët rumunë dhe ata hungarezë mbi shqetësimet e mundshme të konfliktit të interesave. Si pasojë e kësaj situate, Parlamenti Europian e shtyu votimin e tij për të sjellë në detyrë Shefen e re të Komisionit Europian nga data 1 nëntor më 1 dhjetor. Edhe kjo datë ka shumë mundësi që të ndryshojë sërish.

Por z. Macron nuk ka sigurinë e nevojshme që ndoshta i nominuari francez i radhës për të drejtuar KE-në do të marrë mbështetjen që nuk e pati znj. Goulard. Znj. Von Der Leyen u përshëndet nga anëtarët e Partisë Popullore Europiane, por ajo nuk konsiderohet ende “një prej tyre” në radhët e saj parlamentare. Teksa ky artikull në “The Economist” u botua, drejtuesit ishin mbledhur në Bruksel për të diskutuar jo vetëm dramën e Brexit, por edhe çështje të tjera si konflikti në Lindjen e Mesme, buxheti i ri i BE-së dhe objektivat e pazgjidhura të emetimeve të karbonit në Bashkimin Europian. Znj. Von Der Leyen dhe z. Macron, të mbështetur në disa çështje edhe nga Kancelarja gjermane Merkel, dëshirojnë që kontinenti të jetë një aktor më vendimtar në fusha të tilla. Vonesat e mëtejshme janë gjëja e fundit që u nevojitet si atyre ashtu edhe Europës.
Kërcënimet e politizimit

Megjithatë, si Gjermania ashtu edhe Franca kanë ende shumë për të mësuar. Në dekadat e kaluara, kanë qenë pikërisht këto dy shtete që kanë dominuar në marrjen e vendimeve kryesore, ndonjëherë me ndërmjetësimin e Shefit të Komisionit, dhe më pas t’i impononin ato në pjesën tjetër të shteteve. Parlamenti ishte relativisht i pafuqishëm. Por situata ka ndryshuar. Peizazhi diplomatik dhe politik i BE-së është më i larmishëm dhe Parlamenti i saj më i fuqishëm. Më shumë nga domosdoshmëria sesa nga projektimi, dhe pjesërisht si pasojë e stresit të krizave të ndryshme, projekti europian është bërë më politik dhe më pak teknik, një arsye pse z. Macron, i frikësuar se do t’i hidhte benzinë zjarreve të populistëve, vendosi papritur që të japë votën e tij për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE, të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Zgjedhjet europiane të majit gjeneruan një Parlament më të fragmentarizuar se kurrë më parë, ku mazhorancat u fituan më vështirësi të madhe. Si znj. von der Leyen, ashtu edhe z. Macron, e kanë mirëpritur prirjen drejt një projekti europian më të sigurt dhe më politik. Nëse ata do të arsyetojnë ashtu siç duhet, ata nuk do ta trajtojnë këtë thjesht si një licencë për teknokratët dhe liderwt e tjerë kombëtarë, duke i detyruar këta të fundit që të pranojnë ndryshime të mëdha brenda një kohe të shkurtër. Lojërat irrituese të pushtetit në Parlamentin Europian janë manifestimi i diçkaje të rëndësishme. Në një projekt europian më të sigurt dhe më politik mund të ketë më shumë mundësi për të bërë gjëra të mëdha, por nevoja për të argumentuar dhe për të fituar mbështetjen e duhur për t’i zbatuar ato, ka të ngjarë të jetë edhe më e madhe.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of