Fillojnë fluturimet direkte Tiranë – Dubai, nga 28 marsi

09/03/2021 6:58 PM 0 komente

Duke filluar nga 28 marsi 2021 do të fillojnë fluturimet direkte nga Tirana në Dubai dhe anasjelltas.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton se linja ajrore me bazë në Dubai, Flydubai, do të operojë dy herë në javë, të Enjteve dhe të Dielave, me një Boeing 737.

Flydubai do të jetë linja e parë me qendër në Dubai që ofron fluturime direkte në këtë itinerar.

“Fluturimet do të nisen nga TIA në 13.30 pasdite duke arritur në DXB në 21.55 të darkës, të orës lokale. Fluturimi i kthimit niset në 9.35 të mëngjesit, ora lokale, nga Dubai dhe arrin në TIA në 12.30 të drekës.

Kompania ajrore Emirates do të operojë tranzit së bashku me kompaninë Flydubai duke u ofruar udhëtarëve më shumë lidhje pa ndërprerje përmes qendrës ndërkombëtare të aviacionit të Dubait në 155 destinacione duke përfshirë Australinë, Kinën, Oqeanin Indian, Japoninë dhe Azinë Jugore”, njofton TIA.

Biletat do të jenë në shitje nga 10 marsi, duke vizituar: https://www.flydubai.com/en/plan/timetable

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of