Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Vjollca Braho pohon se ISSH ka filluar rritjet e pensioneve dhe nga dita e sotme të gjithë pensionistët që do të marrin pensionin pranë qëndrave paguese do ti tërheqin ato me gjithë rritjen. Rritjen në masën 4 % do e përfitojnë të gjithë pensionet e pleqërisë, pensionet familjare dhe të invaliditetit të qytetit ndërsa rritjen në masën 5 % do e përfitojnë të gjithë pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjar në fshat. Po kështu, rritjen në masën 4 % do e përfitojnë edhe të gjithë pensionet e ish ushtarakëve të caktuara dhe rillogaritura sipas ligjit 10142, datë 15.05.2009, trajtimet e veccanta të pilotëve fluturues, të detarëve, të ish punonjësve të ndërmarrjeve ushtarake, të ish punonjësve të nëntokës si dhe pensionet suplementare të profesorëve.
ISSH thekson se, rritja e pensioneve ka filluar prej ditës 1 Korik 2012. Kjo do të thotë se çdo pensionist që e ka tërhequr pensionin ditën e hënë pa rritje, do të mundë ta marrë në muajin gusht pensionin e rritur së bashku me shtesë për muajin korrik.
“Dua të theksoj se edhe pas kesaj rritjeje pensionisti, krahas te ardhurave nga pensioni do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera qe jepen me vendime të veçanta të Keshillit të Ministrave si 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit te bukes, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjestar të familjes që është në varësi ekonomike te pensionistit etj. Gjithashtu do të vazhdojë të përfitojë nga politikat e kompensimit të pensioneve sipas VKM Nr 401 datë 21.06.2006 kompensim në masën 500 lekë dhe sipas VKM Nr 763 date 27.12.2006 në masën prej deri 760 lekë në muaj dhe në masën 190 lekë në muaj sipas vendimit nr 415, date 27.4.2009 “ Për rritjen e pensioneve”, si dhe masen 200 leke ne muaj sipas VKM nr.474 datë 30.6.2010”, tha Braho.
Pra, në total numri i perfituesve nga rritja e pensionit eshte 552 904 persona nga te cilet 291.893 pensione pleqërie urbane, 50 167 pensione invaliditeti urbanë dhe 50 656 pensione familjare urbane. Në fshat përfitojnë 160 188 pensionistë si dhe 30 900 persona nga programe speciale si ushtarake, minatore, punonjes te ish-industrise ushtarake/pilotë/detarë dhe profesorë.
Pas kësaj rritje Pensioni minimal në qytet do të jetë 11.562 lekë në muaj ndërsa pensioni maksimal do të jetë 23.123 lekë.
Ndërsa të ardhurat minimale për pensionin e plotë në qytet nuk mund të jenë më të vogla se 13.712 leke ne muaj dhe të ardhurat maksimale do të jënë 23.623 lekë.
Pensioni i plotë minimal në fshat do të jetë 7.841 lekë në muaj dhe pensioni maksimal në fshat është 11.562 lekë në muaj.
Të ardhurat minimale në fshat arrijnë në 8.731 lekë në muaj.
Në mënyrë të përmbledhur pas kësaj rritje mund të themi:
-Të ardhurat minimale për pensionin e plotë në qytet nuk mund të jenë më të vogla se 13.712 lekë në muaj
-Të ardhurat minimale për pensionin e plotë në fshat nuk mund të jenë më të vogla se 8.873 lekë në muaj
-Të ardhurat për pensionin maksimal në qytet bëhen 23.623 lekë.
Nga kjo rritje do të transferohen drejt buxheteve familjare të pensionistëve shuma 1.602 milion leke , fond i cili është vënë në dispozicion të ISSH-së nga Qeveria.
Llogaritja e shtesës:
Të ardhurat totale mujore për pensionin e plotë minimal të pleqërisë llogariten jo më pak se 13.712 lekë në muaj.
Pensioni minimal i pleqërisë që është caktuar para datës 30.06.2012 përfshirë edhe këtë datë dhe është në masën 11.117 lekë në muaj në datën 01.07.2012 arrin në masën 11.562 lekë në muaj, pra pëson një rritje prej 445 lekësh në muaj, çka bën që të ardhurat minimale të pensionistit të arrijnë në 13.712 leke.
Kjo e ardhur perbehet nga :
11562 lekë, masa e pensionit minimal.
350 lekë kompesim nga V.K.M. Nr 138, date 31.3.1994 “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndeve djegëse”
150 lekë kompesim nga V.K.M. Nr 471, datë 15.7.1996 “ Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm,
500 lekë kompesim nga V.K.M. Nr 401, date 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”.
760 lekë kompesim nga V.K.M. Nr 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve.
190 lekë kompesim nga V.K.M. Nr 415 datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve”
200 lekë kompesim nga V.K.M. Nr. 474 datë 30.06.2010 “Për rritjen e pensioneve”.
11562 + 350 + 150 + 500 + 760 + 190 + 200 = 13712 leke
Në këtë llogaritje nuk përfshihen ata pensionistë, të cilët përfitojnë kompensimin e energjisë elektrike në masën 640 lekë në muaj si cift pensionistesh apo pensionist i vetëm.
Pensioni i pjeseshëm i pleqërisë, që është caktuar para datës 30.06.2012 ,duke përfshirë edhe këtë datë, që në datën e sipërshenuar që është p.sh. 10. 608 lekë në muaj do të arrijë një total të ardhurash në masën 12705 lekë në muaj.
Kjo e ardhur përbëhet nga :
10.608 leke, masa e pensionit të caktuar.
350 lekë kompesim nga V.K.M. Nr 138, datë 31.3.1994 “ Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”.
150 lekë kompesim nga V.K.M. Nr 471, datë 15.7.1996 “ Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm,
500 lekë kompesim nga V.K.M. Nr 401, date 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”.
725 lekë kompesim nga V.K.M. Nr 763, date 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”
181 lekë kompesim nga V.K.M. Nr 415 datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve”
191 lekë kompesim nga V.K.M. Nr. 474 date 30.06.2010 “Për rritjen e pensioneve.”
(10608+350+150+500+725+181+191=12705 leke)
Të ardhurat maksimale për pensionin e plotë të qytetit:
Ishte
22234 lekë + 350 + 150 = 22734 lekë
Behet
23123 lekë + 350 + 150 = 23623 lekë
Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit:
Ishte
7468 + 200 + 690 = 8358 lekë
Bëhet
7841+ 200 + 690 = 8731 lekë
Të ardhurat e pensionit maksimal të fshatit:
11562+200 = 11762
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.