Fillon testimi për fiskalizimin, krijohet Portali SelfCare, në versionin Test dhe Live, si do funksionojë

14/10/2020 10:29 AM 0 komente

Procesi i fiskalizimit po fillon gradualisht zbatimin.

Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit se, në e-Albania është publikuar Portali SelfCare, në versionin Test dhe Live.

“Me fillimin e zbatimit të procesit të Fiskalizimit, aplikimi nëpërmjet këtij portali do të jetë i nevojshëm për të kryer procedurat e raportimit për Fiskalizimin nga të gjithë tatimpaguesit.

Ju inkurajojmë që fillimisht, të përdorni këtë modul në versionin Test, me qëllim familiarizimin me funksionalitet e implementuara si dhe kryerjen e veprimeve testuese pa asnjë efekt në raportimin tatimor.

Ndërkohë që, në versionin Live do të mund të kryeni të gjitha veprimet e nevojshme për raportimet e fiskalizimit për të dhënat e njësisë së biznesit, operatorit, faturat e fiskalizuara, çeljen e arkës, etj.

Secili nga versionet e publikuara përmban edhe manualet përkatëse të përdorimit për çdo funksionalitet të implementuar.

Portali SelfCare aksesohet nëpërmjet E-Albania dhe dy materialet bashkëngjitur këtij njoftimi ju njohin me mënyrën e log-imit në secilin nga versionet e tij (Test dhe Live, linket përkatëse i gjeni në dokumentat bashkëlidhur këtij njoftimi).

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inkurajon të gjithë tatimpaguesit të njihen me portalin SelfCare, të përdorin versionin Test të tij dhe më pas të regjistrohen për të qenë përdorues, duke paraprirë në këtë mënyrë plotësimin e të dhënave të dosmosdoshme për procesin e Fiskalizimit:, thuhet në njoftimin e tatimeve.

Nga 1 janari, të gjitha bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin do të lëshojnë vetëm faturë elektronike si dokumentacion të vlefshëm tatimor, në bazë të ligjit të ri për fiskalizimin. Për transaksionet mes bizneseve me para në dorë procesi është shtyrë në 1 shtator të vitit 2021, si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia. Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, afati i parashikuar është 1 korriku 2021.

Më herët, tatimet njoftuan bizneset që punojnë me shtetin, se nga 1 janari do lëshojnë vetëm fatura elektronike. https://www.monitor.al/tatimet-njoftojne-bizneset-nga-1-janari-faturat-me-shtetin-do-jene-vetem-online/

Më poshtë janë Udhëzuesit e tatimeve mbi mënyrën e përdorimit të shërbimit “Log In në Platformen SelfCare(Live)”

Udhëzues mbi mënyrën e përdorimit të shërbimit “Log In në Platformën SelfCare (Test)”

Udhëzues mbi mënyrën e përdorimit të shërbimit Log-In ne portalin SelfCare, Live

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of