UEFA ka krijuar një kompeticion të ri për klubet në këtë sezon, por janë ende klubet e 5 kampionateve kryesore që dominojnë turnetë finale. Një raport i Football Benchmark e lidh këtë dominim drejtpërdrejt me vlerat e lojtarëve dhe skuadrës.
Champions League është sigurisht fusha e lojës për klubet më të mëdha dhe vetëm ata me vlera më të larta mbijetojnë.
“Vlera totale e katër klubeve finaliste të UCL është më shumë se ajo e tetë klubeve gjysmëfinaliste të dy kompeticioneve të tjera së bashku. Fazat finale të UCL janë kryesisht një merkato e mbyllur për klubet elitë të Europës – edhe një klub i Big 5 si Villarreal këtë vit është më shumë se një pjesëmarrje surprizë, që reflektohet edhe nga vlera e skuadrës së tyre, që është rreth gjysma e tre skuadrave të tjera” – shkruan raporti i Football Benchmark.
“Ndër të tjera, duke parë pesë sezonet e fundit, shohim vetëm Ajax, i cili ka arritur një herë gjysmëfinalet e UCL, nga një kampionat jashtë Big 5”.
Ndërkohë që zhvillimi i Conference League ka përfshirë më shumë se 180 klube të 50 federatave anëtare të UEFA të konkurrojnë në kompeticionet europiane për klube, ekipi i Football Benchmark theksoi “që diferencat në vlerë të skuadrës mes UEL dhe UECL zhduken gradualisht dalëngadalë kur turnetë shkojnë drejt fazës finale, me pesë përfaqësuesit më të mirë të pesë kampionateve që avancojnë përpara në kompeticione”.
Megjithatë, të kesh skuadrën me vlerën më të lartë nuk garanton një vend në finale: pesë nga gjashtë ndeshjet gjysmëfinale në kompeticionet për klube të UEFA-s u mbyllën me skuadrën me vlerë më të ulët që kaloi në finale. Përjashtimi i vetëm ishte Liverpool-i që mundi Villarreal-in, që ka një skuadër të vlerësuar më pak se sa gjysma e asaj të Liverpool-it.
Me pak fjalë, deri në ç’pikë vlera e skuadrës mund të jetë një faktor vendimtar për rezultatin final të Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid?
Në modelin e tyre të vlerësimit të lojtarëve, Liverpool ka një vlerë skuadre prej 998 milionë eurosh kundrejt 816 milionë eurove të Real Madridit. Megjithatë, kjo nuk do ta frikësojë domosdoshmërisht Real Madridin, i cili kapërceu vlerësimin prej 1.1 miliardë eurosh të Manchester City.
Football Benchmark analizoi më tej vlerësimet, me një formacion fillestar të parashikuar për çdo klub dhe një ndeshje sipas vlerësimit.
“Le të marrim në konsideratë fillimin më të mundshëm, në një formacion 4-3-3 për të dyja palët, Liverpool mund të duket më i fuqishëm veçanërisht në mbrojtje.
Vlera e përgjithshme e linjës së tyre të mundshme mbrojtëse është 276 milionë euro, krahasuar me vijën e pasme të Realit, me vlerë 197 milionë euro. Tre sulmuesit e tyre më të mirë vlejnë 247 milionë euro, pak më shumë se ata të Real Madrid, me 242 milionë euro”, thotë Football Benchmark.
“Sa u përket mesfushorëve, lojtarët e Liverpool kanë vlerë totale 115 milionë euro, ndërsa mesfushorët e Real Madrid vlerësohen në 88 milionë euro – duke pranuar se në modelin tonë të vlerësimit të lojtarëve, Luka Modric dhe të gjithë lojtarëve të tjerë, kontrata e të cilëve skadon përpara merkatos së ardhshme të transferimit (ose më 1 korrik 2022) u është caktuar vlera zero.”
Kjo mund të varet nga paraqitjet e dy lojtarëve më të vlerësuar në fushë (vini re, jo domosdoshmërisht lojtarët më të mirë, ky është një debat tjetër).
“Vlen gjithashtu të theksohet se Trent Alexander-Arnold i Liverpool-it është aktualisht mbrojtësi më i vlefshëm në futbollin botëror – me një rritje të ndjeshme prej 54 milionë eurosh në vlerë që nga shkurti 2019. Në mënyrë të ngjashme, sulmuesi i Real Madrid Vinícius Júnior krenohet me një rritje prej 92 milionë euro në të njëjtin hark kohor”, thotë Football Benchmark.
/ Inside World Football