Financat do trajnojnë 350 auditues të brendshëm gjatë 2020

17/01/2020 11:00 AM 0 komente

Drejtoria e Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm synon që të trajnojë jo më pak se 350 auditues të brendshëm që sot janë të punësuar pranë drejtorive specifike në institucione publikë. Referuar një raporti që jep detajet mbi trajnimin kjo drejtori bëri me dije program i trajnimit është organziaur në tre module ku në modulin e parë do të jenë drejtues dhe auditues të brendshëm të njësive të auditimit të brendshëm në  ministri, institucione qendrore dhe vendore, rreth 235 pjesëmarrës. Në modulin e dytë do të jenë auditues të brendshëm të njësive të auditimit të brendshëm në njësitë e  qeverisjes qendrore e vendore të certifikuar ne vitet e fundit, rreth 82  pjesëmarrës dhe së treti auditues të brendshëm të punësuar në institucionet përfituese të fondeve IPA  rreth 22 pjesëmarrës.

Sipas institucioneve në varësi të Financave  objektivat e trajnimit për modulin e parë  do të jenë sigurimin e cilësisë në nivel të lartë për shërbimin e auditimit të brendshëm, rritja e nivelit të performancës së njësisë së auditimit të brendshëm, nëpërmjet planifikimit, kryerja e angazhim auditimeve, raportimit të rezultateve dhe monitorimit të progresit të përmirësimeve të rekomanduara duke respektuar kërkesat e përcaktuara në standardet ndërkombëtare të auditimit të pranuara.

Në modulin e dytë objektivi është përditësimi i njohurive për audituesit e brendshëm me përvojë dhe atyre me më pak përvojë lidhur me garantimin e cilësisë në të gjitha fazat e kryerjes së angazhim auditimeve. Forcimin e rolit të auditimit të brendshëm në procesin e vlerësimit të efektivitetit të menaxhimit të riskut, në funksion të arritjes së objektivave të njësisë publike, nëpërmjet adresimit të rekomandimeve në raportet e hartuara, si dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare të auditimit të pranuara.

Në modulin e tretë në thelb është njohja e audituesve të njësive të auditimit të brendshëm që auditojnë projekte të financuara nga programet e Bashkimit Evropian (BE) me risitë e bazës ligjore e rregullative të fushës me qëllim rritjen e efektivitetit të menaxhimit të fondeve nëpërmjet vlerësimit të ligjshmërisë dhe efektivitetit të përdorimit të tyre në përputhje me rregulloret dhe direktivat e BE-së.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of