Financat nisin punën për 12 kapitujt ekonomikë për integrimin

06/11/2019 11:00 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Ministria e Financave ka hapur procesin për përmbushjen e 12 kapitujve në fushën e financave në kuadër përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Edhe pse çelja e negociatave për anëtarësim u refuzua gjatë muajit tetor, Ministria e Financave ka hapur procesin për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kriteri ekonomik sipas kapitujve të mëposhtëm:

-Kapitulli 1 – “Lëvizja e lirë e mallrave”

-Kapitulli 2 – “Lëvizja e lirë e punëtorëve”

-Kapitulli 3 – “E drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime”

-Kapitulli 6 – “E drejta e  vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime”

-Kapitulli 7 – “E drejta e pronësisë intelektuale”

-Kapitulli 16 – “Tatimet”

-Kapitulli 20 – “Ndërmarrjet dhe politikat industriale”

-Kapitulli 28 — “Mbrojtja e Konsumatorit dhe shendetit Publik”

-Kapitulli 29 – “Doganat”

-Kapitulli 30 – “Marrëdhëniet me jashtë”

-Kapitulli 32 – “Kontrolli Financiar”

-Kapitulli 33 – “Financat dhe buxheti”

Për të gjithë kapitujt e mësipërm, Ministria e Financave ka ftuar të gjithë ekspertët e shoqërisë civile dhe grupe të tjera të interesit dhe botës akademike që të bëhen pjesë e diskutimeve.

Më herët gjatë muajit tetor, Bashkimi Europian nuk i hapi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut, duke zbehur shpresën e zgjerimit e mëtejshëm të BE në Ballkan.

Anëtarësimi në BE mbështetet në tre parime të përcaktuara në Këshillin e Kopenhagës në vitin 1993, një prej të cilëve është “Kriteri Ekonomik” (ekonomi tregu funksionale dhe e aftë për të përballuar konkurrueshmërinë brenda tregut të përbashkët europian). Sipas progres-raportit, Shqipëria është e përgatitur në mënyrë të moderuar për funksionimin e ekonomisë së tregut. 

Hapja e negociatave dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të kalojë në një proces të gjatë që konsiston në përputhjen e 31 kapitujve që përfshijnë të gjithë aktivitetin jetësor në vend, që nga demokracia dhe institucionet e saj deri tek kriteret ekonomike dhe sociale.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of