Nëse i braktisim, Bosnje Hercegovina, Republika Serbska, Maqedonia dhe Shqipëria, të gjithë këto vende, do të jenë në luftë përsëri…
Presidenti i Komisionit Europian ka lëshuar paralajmërime ndaj zëvendës presidentit të Amerikës Mike Pence…
Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian, ka lëshuar një paralajmërim ndaj Donald Trump kundra inkurajimit të vendeve që të kopjojnë Brexit-in, duke argumentuar se një ndarje nga BE-ja mund të nxiste luftën në Ballkanin Perëndimor.
Në një intervistë ekskluzive për Financial Times, zoti Juncker tha se entuziazmi i presidentit të Shteteve të Bashkuara për shkëputjen e Britanisë nga BE-ja është ngacmues.
Veterani 62 vjeçar i politikave europiane, paralajmëroi zëvendës presidentin e Shteteve të Bashkuara Mike Pence, gjatë vizitës së tij në Bruksel.
Në 1991, në fund të Luftës së Ftohtë, shpërbërja e ish Jugosllavisë çoi në luftë brutale etnike midis serbëve, kroatëve dhe myslimanëve të Bosnjës, e cila përfundoi vetëm pas ndërhyrjes ushtarake të NATO-s.
I thash zëvendës presidentit që të mos i ftonte të tjerët për t’u larguar, pasi n.q.s. Bashkimi Europian rrënohet, ne do të kemi një luftë të re në Ballkanin Perëndimor, tha Juncker.
Jucker theksoi se është e rëndësishme që t’iu ofrohet vendeve në rajon perspektivën për anëtarësim në BE. Nëse i braktisim, Bosnje Hercegovina, Republika Serbska, Maqedonia dhe Shqipëria, të gjithë këto vende, do të jenë në luftë përsëri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.