Financimi i “Tërmetit”, qeveria rishikon me rritje deficitin buxhetor për tre vitet në vijim

04/02/2020 11:00 AM 0 komente

Projeksionet e reja të Ministrisë së Financave parashikojnë zgjerim të deficitit buxhetor që nga ky vit deri me 2022.

Ministria e Financave parashikonte që diferenca ndërmjet shpenzimeve dhe të ardhurave buxhetore (deficiti) në vitin 2021 të ishte në nivelin e 22,5 miliardë lekëve. Por pas pasojave që krijoi tërmeti i 26 nëntorit 2019, deficiti buxhetor për vitin 2021 arrin në 37 miliardë lekë ose 15 miliardë (122 mln euro). Në vitin 2021 deficiti buxhetor arrin në -2 % të PBB-në nga -1.2 për qind që ishte plani para se të ndodhte ngjarja e tërmetit.

Qeveria korrektoi gjithashtu edhe deficitin buxhetor të këtij viti, duke e sjellë më zgjerim në raport me projektbuxhetin.

Këtë vit deficiti buxhetor arrin në 2.2 % të PBB-së nga 1.6% që ishte parashikuar, duke e çuar masën e borxhit të ri në rreth 29 miliardë lekë që ishte parashikimi i 2029 në rreth 39 miliardë lekë. Rritja e deficitit me 10 miliardë lekë (81 mln euro) pritet të financohet nga tregu i brendshëm nëpërmjet obligacioneve dhe bonove të thesarit. Ndërsa 3 miliardë lekë ose 24 milionë euro do të jenë rialokime të shpenzimeve të tjera buxhetore.

Zgjerim do të ketë edhe në vitin 2022. Sipas projeksioneve të reja të Ministrisë së Financave të këtyre ditëve në vitin 2021 deficiti buxhetor do të arrijë në -1.7% të PBB-së nga 1.1 % që ishin projeksionet para tërmetit.

Sipas planit të qeverisë pavarësisht rritjes së deficitit buxhetor, buxheti do të vijojë të jetë me balancë primare (përjashtuar shpenzimet për interesa). Në vijimësi një balancë primare pozitive dhe në rritje për vitet 2020-2022, respektivisht 0.9 përqind në 2020 nga 0.5përqind i targetuar në buxhetin 2019; 1.5 përqind në vitin 2021 dhe 1.5 përqind në vitin 2022.

Procesi i rindërtimit të dëmeve të krijuara nga tërmeti do të shtrihet në disa faza përgjatë të cilave buxheti i shtetit do të kontribuoje nga të ardhurat e tatimpaguesve, duke zgjeruar borxhin dhe me ndihmat e donatorëve.

Llogaritë tregojnë se nëpërmjet zgjerimit të deficitit buxhetor të gjenerohen rreth 300 milionë euro gjatë viteve në vijim nga të cilat 81 milionë euro këtë vit, 122 milionë euro në vitin 2021 dhe pjesa tjetër në vitin 2022.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of