Shtetet europiane si Finlanda dhe Suedia, janë pjesë e gjashtë vendeve ku dielli nuk perëndon kurrë, për një periudhë të caktuar kohe.
Këto vende përjetojnë diell me muaj të tërë dhe disa, errësirë për disa ditë rresht.
Sipas India Times, këto janë vendet ku dielli nuk perëndon kurrë:
Suedia
Në këtë vend, drita e vazhdueshme e diellit mund të ndriçojë deri në gjashtë muaj në vit. Nga fillimi i majit deri në fund të gushtit, dielli perëndon në mesnatë dhe lind përsëri rreth orës 4:00 të mëngjesit.
Finlanda
Gjatë verës, pjesa më e madhe e Finlandës nuk përjeton kurrë perëndim të diellit për 73 ditë. Sidoqoftë, në stinën e dimrit, nuk shihen rreze dielli në rajon.
Si rezultat, njerëzit në këto zona flenë më shumë gjatë dimrit dhe më pak gjatë verës, për shkak të dritës së vazhdueshme të diellit.
Norvegjia
E njohur si Toka e Diellit të Mesnatës, në Norvegji, dielli nuk përjeton kurrë për një periudhë prej 76 ditësh.
Kjo periudhë fillon nga maji deri në fund të korrikut, kur ka dritë të vazhdueshme dielli. Në qytetin Svalbard ka dritë dielli në mënyrë të pandërprerë nga 10 prilli deri më 23 gusht.
Nunavut, Kanada
Nunavut ndodhet në rajonin veriperëndimor të Kanadasë dhe aty drita e diellit ndriçon pa ndërprerje për rreth dy muaj. Në dimër, rajoni ndodhet në errësirë totale për 30 ditë rresht.
Islanda
Përveç popullaritetit si vendi pa mushkonja, Islanda gjithashtu përjeton net shumë të ndritshme gjatë verës. Në muajin qershor, dielli nuk perëndon kurrë.
Barrow, Alaska
Dielli nuk perëndon në këtë rajon, nga fundi i majit deri në fund të korrikut. Ndërsa që nga fillimi i nëntorit, dielli nuk lind për 30 ditë rresht. Kjo periudhë pa lindjen e diellit njihet si nata polare. Si rezultat, koha e dimrit sjell errësirë të plotë në vend.