Quhet “Firefall” (rënia e zjarrit apo ujvara e zjarrit)”, fenomeni qe ka tërhequr me qindra fotografë dhe vizitorë në parkun kombëtarë Yosmite në Kaliforni dhe të jep përshtypjen se uji shndërrohet në llavë, duke shpërthyer nga një vullkan krijohet në bazë të intensitetit dhe këndit të rrezeve të diellit që bie mbi ujë.
Ky fenomen krijohet vetëm në muajin shkurt kur këndi i diellit është afër perëndimit dhe rrezet e diellit i japin ujit ngjyrën e kuqe dhe të portokalltë, që të jep përshtypjen se zjarri po bie poshtë shkëmbinjëve.