Firma e arkitektëve Henning Larsen, është fituesja e çmimit prestigjoz Europian për Arkitekturën 2019. Edhe pse emri i kësaj firme mund të ketë qenë surprizë për shumë prej të pranishmëve, (p.sh. shumë prisnin që këtë çmim ta merrte firma daneze Bjarke Ingel Group (BIG), kjo nuk do të thotë që puna e saj është me më pak vlerë se ajo e BIG. Juria që mori vendimin, e cila ishte e përbërë nga anëtarë të Qendrës Europiane për Arkitekturën, Dizajnin dhe Studimet Urbane, u shpreh se ajo nuk donte që çmimi të merrej sërish nga një firmë shumë e njohur, por nga firma më pak të njohura, puna, përkushtimi dhe mbi të gjitha rezultatet që ato kishin dhënë ndër vite kishin qenë mbresëlënëse.
Disa prej projeteve të firmës fituese Henning Larsen:
“Objektivi ynë kryesor është shumë i thjeshtë: të projektojmë dhe të ndërtojmë ndërtesa të cilat të jenë sa më funksionale për njerëzit”, shprehet Louis Becker, një prej projektuesve dhe njëkohësisht një prej partnerëve kryesorë të kësaj firme. Becker dhe Mette Kynne Frandsen morën drejtimin e firmës në 2013, në momentin kur arkitekti i mirënjohur danez, Henning Larsen, emrin e të cilit vazhdon ta mbajë kjo firmë, ndërroi jetë.
Në çdo projekt tonin, pavarësisht shkallës së rëndësisë së tij, ne kemi si qëllim të forcojmë komunitetin dhe të rrisnim cilësinë e jetës, përfundoi z. Becker.