Fiskalizimi, AED: Pajisjet tona, zgjidhje e plotë dhe e sigurt për çdo biznes
AED, kompani lider dhe markë që ofron siguri prej vitesh në tregun shqiptar sa i takon instalimit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve fiskale, ka hedhur hapin e radhës, duke ofruar zgjidhje të plotë edhe për procesin e ri të fiskalizimit që po zbatohet së fundmi.
Për AED, ky proces është në vazhdën e atij të nisur më herët në vitet 2008-2010, kur vetë kompania ishte pjesë e zgjidhjes që iu ofrua tregut. Vizioni dhe objektivi i AED kanë mbetur të njëjtë edhe këtë herë, duke ofruar një produkt të përgjegjshëm, që plotëson nevojat e një biznesi, jo vetëm në aspektin fiskal, por dhe në atë menaxherial. Pajisjet fiskale të ofruara nga kompania AED, i përmbushin më së miri kërkesat e fiskalizimit të sotëm.
Si është e ndërtuar pajisja fiskale AED?
Pajisjet fiskale AED, përveç arkitekturës HW shumë të sigurt në mbrojtjen e informacionit, kanë pasur gjithmonë një avantazh kundrejt konkurrencës dhe kjo ka qenë zgjidhja software-ike e integruar në këto pajisje, e cila është ndërtuar me një vizion të qartë për menaxhimin e plotë të biznesit nëpërmjet këtyre pajisjeve. Funksionet që ka të integruara janë:
- Menaxhimin e operatorëve
- Menaxhimin e arkës (gjendja fillestare e arkës, derdhje në arkë, tërheqje nga arka etj..)
- Menaxhimin e artikujve në disa nivele grupimi dhe përmes kodeve EAN
- Menaxhimin e Inventarit dhe magazinës
- Menaxhimin e mënyrave të ndryshme të pagesave (bankat, kartat e kreditit, apo mënyra të ndryshme të personalizuara)
- Modulin e raporteve (analizë shitje për orë, ditë, operator, artikuj.. etj., etj.)
- Moduli i lidhjes me pajisje të jashtme si Barkode reader, peshore apo dhe me zgjidhje sofware-ike të tjera.
Shumë prej kompanive, të cilat janë sot pjesë e tregut, këto funksione i reklamojnë si “risi”, por pajisjet fiskale AED i kanë pasur të integruara që në zanafillë këto funksionalitete.
Çdo klient AED që do të përdorë pajisjen fiskale për fiskalizimin, në momentin e përditësimit të pajisjes, i aktivizohet databaza e tij në serverin e ndërmjetëm të pajisjeve fiskale, ku ai ka mundësinë të shikojë çdo shitje që ka fiskalizuar nga pajisja fiskale dhe njëkohësisht të menaxhojë biznesin e tij, përmes platformës së tij të pajisjes fiskale, e cila është në ‘cloud’, pra, pa pasur nevojë të kryejë instalime, apo blerje kompjuteri për këtë qëllim. Përmes kësaj platforme, biznesi ka mundësi të kryejë të gjitha funksionet e fiskalizimit (me para në dorë, pa para në dorë, faturë shoqërimi dhe e-invoice) dhe ndryshimi me tregun është se kjo zgjidhje software-ike është pa kosto ekstra, pa limitime në përdorues apo numër faturash, mjafton të bëjë përditësimin e pajisjes fiskale.
FISKALIZIMI DHE MENAXHIMI I BIZNESIT TUAJ FALAS përmes AedCLoud.
Për biznesin e mesëm dhe të madh, AED ofron platformën AedCloud, e cila është e para në Shqipëri mbi fiskalizimin dhe mund të porositet online.
Sistem gjithëpërfshirës në cloud. AEDCloud operon i sigurt në platformën më të avancuar dhe lider në tregun e “Cloud Computing”, Amazon Web Services i cili ofrohet nga gjiganti Amazon.
AedCloud garanton: siguri, shpejtësi dhe thjeshtësi. I përbërë nga këto module:
- Moduli i POS – Shitje me para në dorë. Punon dhe në rast shkëputje interneti. Shkarkon automatikisht magazinën.
- Moduli i Magazinës – Menaxho transfertat. Kontrollo në kohë reale gjendjen e magazinës. Shto produkte të reja me lehtësi. Fatura shoqërimi për lëvizjen e mallit nga një magazinë në tjetrën
- Moduli i Faturimit – Shitje pa para në dorë. Faturo me lehtësi për çdo klient. Merr raporte të detajuara të shitjeve. E-Invoice
AedCloud është pa kufizim në përdorues, në pika shitje, në magazinë, apo kufizime në numër faturash.
SI VEPROHET
HAPI 1
PLIKO ONLINE
Klikoni porosit falas në krye të faqes, zgjidhni planin dhe plotësoni të dhënat e sakta personale dhe të kompanisë suaj, të cilat janë të detyrueshme për aplikimin e sistemit tuaj.
HAPI 2
PRIT APROVIMIN
AED do marrë automatikisht aplikimin tuaj dhe do të analizojë me detaje të gjithë të dhënat tuaja, duke miratuar ose jo aplikimin tuaj nëse të dhënat nuk janë korrekte.
MERR PËRGJIGJE
Kur të dhënat janë të sakta, AED ju konfirmon aprovimin duke ju krijuar një databazë dhe duke dërguar të dhënat sesi ta aksesoni në email-in që keni përcaktuar në aprovim.
HAPI 3
FILLO PUNËN
Pasi të keni marrë email-in me të dhënat, klikoni linkun e databazës suaj, aksesoni dhe shikoni videot tona në TouTube sesi ta përdorni sistemin, hap pas hapi, për të filluar menjëherë punën. Stafi teknik i AED-së do t’ju asistojë në çdo moment.
Ka një amulli në lidhje me procesin. Po pse duhet t’i komplikojmë gjërat dhe për më tepër, me një kosto relativisht shumë herë më të lartë, kur ato janë mjaftueshëm të thjeshta dhe ekonomike për çdo tatimpagues, të madh dhe të vogël, në çdo qytet apo rreth të Shqipërisë?
Mjafton Kasa! Ju nuk keni përse të ndryshoni asgjë, mjafton thjesht të përditësoni pajisjen fiskale aktuale. Për subjektet e reja, mjafton kasa e re e përditësuar. Mos e komplikoni biznesin dhe jetën tuaj! Në ditët e sotme, na nevojiten zgjidhje sa më të shpejta, të thjeshta, praktike dhe sidomos, me pak kosto!
Për këtë AED është gjithmonë pranë klientit me një zgjidhje të tillë!
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.