Fiskalizimi, Denaj: Synojmë të rrisim me 10% të ardhurat në buxhetin e shtetit

19/01/2021 11:45 AM 0 komente

Nga procesi i fiskalizimit qeveria synon të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit me 10 për qind.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj deklaroi në konferencën e përjavshme “Ekonomia në fokus” se me përmirësimin e politikës së përgjithshme fiskale synohet që të ardhurat e PBB në vitet e ardhshme të shkojnë 31%, për të arritur mesataren që ka rajoni.

“Lehtësimi dhe thjeshtësimi i procedurave ka qenë në fokusin e qeverisë sonë. Do të ndalesha në dy elementë të rëndësishëm, së pari në thjeshtimin e deklaratave dhe së dyti në elementin kyç që është raporti i shërbimeve online për bizneset, për qytetarët për dy arsye. E para për të lehtësuar këto procedura, e dyta për të eliminuar kontaktin fizik.

Për të vijuar më tej në procese që ne kemi filluar punë në 2 vitet e fundit në sisteme. Flasim për shtatë sisteme të cilat në formatin më klasik të tyre do të fillonin me fiskalizimin, produkt që sot është funksional për një nga elementët kyç atë të marrëdhënies biznes me qeveri. Por ju e dini që ligji ka kaluar për të gjithë produktin e tre marrëdhënieve.

Dhe më tej për gjashtë regjistrat e tjerë do të ndërtojnë karabinanë në të gjithë funksionalitetin e tij, duke realizuar përfundimin e një procesi rindërtimi. Ne flasim për një proces rindërtimi që nuk ka përfunduar, të cilin ne e kemi shtruar të gjithë elementët e shtatë ligjeve. Ne synojmë të rrisim me 10% të ardhurat në buxhetin e shtetit nga fiskalizimi dhe 20% në raport me të gjithë përmirësimin e kontrolleve si rezultat i përfundimit të gjithë këtyre proceseve dhe regjistrave.

Për të embarguar në këtë proces ka nevojë për komunikim më të drejtpërdrejtë, ne jemi duke punuar për një nga proceset kryesore siç është fiskalizimi. Bizneset flasin vetë për marrëdhëniet e përmirësuara mes tyre dhe administratës tatimore.

Në lidhje me politikën e përgjithshme fiskale, ne synojmë rritjen e të ardhura në prodhimin e brendshëm bruto në vitet në vijim, të cilat në synohet të shkojnë në 31%, për të arritur atë mesatare që ka rajoni”, tha Denaj.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of