Fiskalizimi, zbatohet me sukses fatura korrigjuese

12/03/2021 4:09 PM 0 komente

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se  në vijim të komunikimit të datës 11.03.2021 për implementimet dhe zhvillimet e reja, lidhur me disa përmirësime si dhe zgjidhjen e problematikave, të konstatuara në lidhje me faturen elektronike E-invoice, bën me dije se zhvillimi ishte i suksesshëm.

Të gjithë tatimpaguesit, persona fizik të cilët nuk janë të regjistruar me përgjegjësinë Tatimore me TVSH dhe nuk mundin të lëshonin fature elektronike nga platforma Self-Care dhe tatimpaguesit e tjerë që ishin hasur më parë me problematikën e korrigjimit të një fature, mund të vijojnë më tej me këtë proces.

Administrata Tatimore ju inkurajon të kryeni të gjitha veprimet dhe konfirmon edhe një herë mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë proces të rëndësishëm si për tatimpaguesit ashtu edhe për DPT, përfundon njoftimi i tatimeve.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of