Agjencia e klasifikimit të kredive paralajmëron se betejat tregtare në rritje midis ShBA dhe Kinës mund ta ngadalësojnë deri në 2,8% rritjen globale në vitin 2019.
“Rritja e tensioneve tregtare, gjë që do të rezultojë në zbatimin e tarifave të reja në rrjedhën e tregtisë botërore prej 2 trilionë dollarësh, mund të reduktojë rritjen globale me 0,4 pikë përqindjeje në vitin 2019”, thuhet në deklaratën e Fitch Ratings.
Sipas raportit për Perspektivën Ekonomike Globale, publikuar muajin e kaluar nga Fitch, pritet që në vitin 2019 rritja e ekonomisë botërore të jetë në nivelin e 3,2%, por ky parashikim mund të bjerë në 2,8% për shkak të luftërave tregtare globale, vijon deklarata e agjencisë. / TRT