Agjencia ndërkombëtar e vlerësimit të kreditit, “Fitch Ratings”, pas rishikimit të notës së kredisë për Turqisë, përmirësoi edhe perspektivën për 20 bankat turke nga negative në të qëndrueshme.
Në deklaratën e bërë me shkrim nga “Fitch Ratings” rikujtohet se në 1 nëntor agjencia kishte konfirmuar notën e kredisë së Turqisë “BB-“ dhe rishikoi perspektivën nga negative në të qëndrueshme, kurse këtë herë në përputhje me rishikimin e mëparshëm, përmirësoi edhe perspektivën për 20 bankat turke nga negative në të qëndrueshme.
Në vlerësimin, ku bëhet e ditur se rishikimi është pasqyruar në reduktimin e rreziqeve në lidhje me aftësinë për mbështetjen e bankave të vendit, nënvizohet se mundësia për një prishje të ndjeshme të financimit të jashtëm të Turqisë, në periudhë të afërt është edhe më e ulët.
Në deklaratën e agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit të kreditit, “Fitch Ratings” bëhet e ditur gjithashtu se është reduktuar edhe mundësia që qeveria të ndërhyjë ndaj bankave.
/TRT TURKEY