Fitimet e Lenovo-s kapërcejnë pritshmëritë, ndihmuar nga puna në distancë

04/11/2020 2:25 PM 0 komente

Gjiganti kinez tha se ka arritur një rekord të ri në të ardhurat e grupit, të ardhurat para taksave dhe të ardhurat neto dhe të tre grupet kryesore të biznesit regjistruan një rritje me bazë vjetore për herë të parë në gjashtë tremujorë.

“Tremujorin e fundit do ta cilësoja, një tremujor të përsosur për Lenovo”, deklaroi CEO i Lenovo-s, Yang Yuanqing, për Reuters, në një intervistë pas rezultateve.

“Shpresoj që tremujori aktual të jetë edhe më i mirë” – tha ai. Lenovo regjistroi një rritje prej 53% në fitimin neto në tremujorin e mbyllur në shtator, në 310 milionë dollarë, duke kapërcyer parashikimin mesatar të analistëve në 224 milionë dollarë, sipas të dhënave të Refinitiv. Të ardhurat janë rritur me 7% në 14,5 miliardë dollarë.

Me pandeminë që po i detyron kompanitë në të gjithë botën t’u ofrojnë njerëzve mundësi që të punojnë nga shtëpia dhe njerëzit që parapëlqejnë të qëndrojnë në shtëpi, kompania pret që të përfitojë nga rritja e shitjeve të kompjuterëve dhe tablet-ëve.

Sipas shoqërisë së kërkimit Gartner, dërgesat për kompjuterë personal në të gjithë botën janë rritur me 3,6% në tremujorin korrik-shtator, për shkak të kërkesave për t’u argëtuar në shtëpi dhe nevojës për mësim online, së bashku me rritjen më të fortë që tregu amerikan i kompjuterëve ka parë në dhjetë vitet e fundit.

CEO i Lenovo-s, Yang, parashikoi për vitin e ardhshëm një rritje 5 – 10 % të tregut të PC. Lenovo ka forcuar pozicionin të treg (25,7%), para HP INC dhe Dell Technologies që zotëronin përkatësisht 21,6% dhe 15,2% të tregut.

Yang tha se mungesa në furnizimin me përbërës, veçanërisht në ekrane dhe qarqe të integruara po e pengon kompaninë të përmbushë 100% kërkesën e klientëve. Problemi nuk është kërkesa por oferta. Nëse do të arrijmë ta plotësojmë mjaftueshëm ofertën, mund të shesim më shumë produkte”, – tha ai.

Burimi: Reuters

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of