Mikrondërmarrjet, ato që kanë deri në 10 persona të punësuar përbënin 93% të bizneseve aktive në të gjithë vendin sipas të dhënave të INSTAT që i takojnë vitit 2019.
Sa u takon fitimeve dhe zgjerimit të aktivitetit, mikrondërmarrjet që e kanë lidhur aktivitetin me turizmin (akomodimin dhe shërbimin ushqimor) kishin përqindjen më të lartë të vlerës së shtuar me rreth 59% në vitin 2019.
Ndërsa bizneset e vogla ato që kanë të punësuar 10 deri në 49 persona ishin me produktive në sektorin e tregtisë, pasi ato kanë vlera e shtuar e tyre u zgjerua me 33.5%, ndërsa ndërmarrjet e mesme që kanë të punësuar nga 50-249 të punësuar ishin më produktive në sektorin e industrisë përpunuese me një zgjerim të vlerës së shtuar me rreth 37.8%
Mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 66,7%. Ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e ndërtimit me 30,4%, ndërsa ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë përpunuese me 37,6% .
Rreth 9,8% e shitjeve neto të NVM shkojnë për eksport. Ndërmarrjet e mesme kryejnë përqindjen më të lartë të eksporteve me 17,8% të shitjeve neto të realizuara prej tyre. Mikrondërmarrjet eksportojnë vlerën më të ulët ku rreth 3,8% të shitjeve neto janë eksportuar.
10,8% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë importuese nga 8,8% që ishin në 2018, të cilat përbënë 78,0% të vlerës së importeve të mallrave për 2019. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sektori me përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve importuese është sektori i industrisë nxjerrëse me 24,2%.
Rreth 3% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme eksportuan mallra me 2019 nga 2,5% që eksportuan në vitin 2018. Vlera e eksporteve të mallrave të NVM përbën 59,4% të vlerës së eksporteve gjithsej. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sektori me përqindjen më të lartë të ndërmarrjeve eksportuese është industria nxjerrëse me 23,7%.
Ndërmarrjet me 250+ të punësuar edhe pse përbëjnë vetëm 0,2% të ndërmarrjeve gjithsej në vend, punësojnë 18,4% të të punësuarve, kryejnë 31,8% të investimeve dhe realizojnë 21,1% të shitjeve neto.
Në numrin e ndërmarrjeve, sektori i tregtisë ka peshën më të madhe të NVM-ve me 40,1%, ndërsa përqindjen më të ulët e ka sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 0,6%.
Në numrin e të punësuarve, sektori i tregtisë punëson 28,5% të NVM-ve, ndërsa sektori me numrin më të vogël të të punësuarve në NVM-të është sektori i industrisë nxjerrëse me 1,8%.
Në vlerën e shitjeve neto, sektori i tregtisë mbizotëron me 52,4%, ndërsa sektori me përqindjen më të ulët të shitjeve të realizuara nga NVM-të është sektori i industrisë nxjerrëse me 2,4%.
Në vlerën e investimeve, sektori me përqindjen më të lartë të investimeve të kryera në NVM-të është sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 31,4%, ndërsa sektori i industrisë nxjerrëse ka përqindjen më të ulët të investimeve prej 2,2%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.