Fitimet neto nga futbolli i femrave

17/08/2019 10:05 PM 0 komente

Futbolli i femrave po shndërrohet në një biznes të rëndësishëm. Ndërkohë që popullariteti i këtij sporti po rritet, sponsorët dhe transmetuesit po tregohen gjithnjë e më të vëmendshëm

 

“A duhet të paraqitemi kështu para një loje?”, shkruhet në sloganin e ekipit kombëtar francez, që u shfaq nudo gjatë Kupës Botërore të Futbollit të Femrave në vitin 2011, shkruan The Economist. Gjatë turneut të këtij viti, shifrat arritën nivele rekord, pa qenë nevoja për të ndërmarrë masa të tilla drastike.

FIFA, organi qeverisës, vlerësoi se numri i ndjekësve të këtij sporti shkoi në 1 miliardë nga 750 milionë që ishte gjatë katër viteve më parë në Kanada. Gjysmëfinalja ku një prej ekipeve ishte edhe Britania, rezultoi të ishte njëkohësisht edhe programi më i ndjekur televiziv në Britani gjatë këtij viti.

Numri i ndjekësve që u gozhduan para ekranit të televizorëve për të parë finalen, ku skuadra e zemrës mundi me rezultatin 2-0 Holandën ishte 14 milionë. Ky është një numër rekord ndjekësish, edhe në krahasim me një prej sporteve më të ndjekura amerikane siç janë ndeshjet e basketbollit dhe ato të bejsbollit. Të vëmendshëm ndaj situatës në fjalë po tregohen edhe sponsorët e ndryshëm.

Kompania Visa, një prej sponsorëve kryesorë të kompeticioneve më të rëndësishme sportive, shpenzoi për promovimin dhe mbështetjen e ekipit të futbollit të femrave një vlerë thuajse të barabartë me atë që shpenzon për ekipin e meshkujve. Në fillim të këtij viti, banka Barclays, u bë sponsori i parë zyrtar i Super Ligës së Futbollit të Femrave në Angli, në një marrëveshje që u vlerësua në mbi 10 milionë paund. Më 5 korrik, Alipay, gjiganti i pagesave elektronike të Kinës, njoftoi një nismë bamirëse dhjetëvjeçare me vlerë 1 miliard yuan kineze (145 milionë dollarë amerikanë) në mbështetje të ekipit kinez të futbollit të femrave.

Futbolli i femrave po tërheq edhe një numër të madh kompanish të suksesshme, të cilat nuk kishin qenë asnjëherë sponsorizuese të kompeticioneve sportive. Avon, një kompani kozmetike dhe bukurie, u bë e para që sponsorizonte një klub profesionist të futbollit të femrave, duke nënshkruar një marrëveshje ekskluzive me Liverpool FC Women në vitin 2017. Në prill, Boots, një kompani farmaceutike nënshkroi kontrata me skuadrat kombëtare të Anglisë, Skocisë, Uellsit, Irlandës së Veriut, si dhe Republikës Irlandeze. Arkema, një firmë e industrisë kimike, kohët e fundit bleu të drejtat e emrit të Ligës Franceze të Futbollit të Femrave, në një marrëveshje me vlerë mbi 1 milion euro në vit, gjatë tre viteve të ardhshme.

Sipas Deloitte, 60% e skuadrave të futbollit të femrave në ligat më të mëdha kanë në bluzat e tyre sponsorë zyrtarë, të cilët nuk kanë lidhje me sponsorët zyrtarë të ekipeve të futbollit të meshkujve. Kompania e konsultimit parashikon se kjo shifër mund të arrijë edhe në 110% deri në turneun e vitit 2023. Numri i shoqatave kombëtare europiane me sponsorë të dedikuar për futbollin e femrave u rrit nga 9 në vitin 2013 në 17 në 2017.

Kelly Simmons, drejtoreshë e Futbollit Profesional të Femrave në Angli, u shpreh se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve me vlera të larta kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Megjithatë, pritshmëritë janë që fitimet më të mëdha të vijnë nga të drejtat e transmetimit. Premier League e futbollit të meshkujve në Angli gjeneron më shumë se 3 miliardë paund në vit nga shitjet e të drejtave të transmetimit.

Ndërsa Liga më e lartë e futbollit të femrave në Angli, shiti të drejtat e transmetimit për një periudhë 5-vjeçare tek Canal +, kundrejt vlerës prej 6 milionë eurosh. Kjo shifër është shumë më e ulët në krahasim me atë të meshkujve, por rreth dy herë më e lartë në krahasim me atë të cilën u shitën të drejtat për transmetim po për të njëjtin ligë të futbollit të femrave dy vite më parë.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of