Aksionet aziatike u rritën pasi Kina u zotua për të implementuar sistemin më të ‘gjerë’të lirive ekonomike të paktën që prej vitit 1990, ndërsa rupee (monedha e Indisë) iu drejtua përfitimeve të saj më të mëdha në një muaj.
Indeksi MSCI Asia Pacific Index shtoi1 për qind në Londër. Treguesi i aksioneve kineze të listuara në Hong Kong iu drejtua përfitimeve më të mëdha një-ditore të tij që nga viti 2011. Kontratat e së ardhmes për indeksin Euro Stoxx 50 Index dhe kontratata për Indeksin Standard &Poor’s 500 (SPX) ranë 0.3 për qind dhe 0.1 për qind respektivisht. Rupee fitoi 1 për qind në nivelin e saj më të lartë në më shumë se një javë. Indeksi S&P GSCI Index ra 0.2 për qind, teksa nafta ra 0.4 për qind dhe argjendi ra 0.7 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.