Fluksi i refugjatëve të Gjermanisë mund t’i shtojë 810 milion cigare konsumit vjetor të vendit këtë vit, një rritje e rrallë në një treg që është zvogëluar dekadës së kaluar.
Vendi pret të paktën 800,000 refugjatë të hyjnë në kufijtë e tij këtë vit, lëvizja më e madhe e njerëzve që Europa ka parë që prej Luftës së Dytë Botërore. Shumë prej refugjatëve do të largoheshin nga Siria e shkatërruar nga lufta, ku 48 për qind e meshkujve pinë duhan, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Konsumi shtesë i cigareve barazohet me një rritje 1 për qind në tregun më të madh të Evropës për duhan, sipas analistit Morningstar Philip Gorham, teksa demografia kthehet në favor të industrisë për herë të parë në histori.
Kjo mund të jetë një ndihmë për Philip Morris International Inc., Imperial Tobacco Group Plc dhe British American Tobacco Plc, që dominojnë tregun gjerman prej 33 miliardë dollarësh. Me sirianët që mesatarisht pinë më shumë se 1,000 cigare në vit, ata mund të rrisin vëllimet në Gjermani me më shumë se 810 milionë, ka thënë Gorham. Shitjet e cigareve kanë rënë me 21 për qind gjatë 5 viteve të fundit në Evropën Perëndimore, sipas të dhënave nga Euromonitor International.
Përfitimet që kanë ndeshur kompanitë e duhanit do të ‘zbuten’ nga forca e kufizuar e shpenzimeve të emigrantëve, që do i udhëheqë ata të blejnë duhan kontrabandë apo të falsifikuar. Gjatë Pranverës Arabe, kjo tregti e paligjshme u rrit me rreth 1 ose 2 për qind të tregut egjiptian të duhanit në rreth 20 për qind deri në vitin 2012, sipas Shane MacGuill, një analist i Euromonitor. Pavarësisht nga kjo, vëllimet e shitjeve të lighshme të cigareve në Gjermani do të vazhdojnë të stimulohen në një periudhë afatmesme, tha ai.