Fluturimi që ka pasur më shumë vonesa gjatë 2018, ka qenë ai që lidhte Mykonosin me Gatwick.
3 nga 4 fluturime u vonuan nga ishulli grek i Mykonosit në Gatewick gjatë periudhës 1 janar deri më 10 tetor 2018. Këto të dhëna u publikuan nga Airhelp.
Fluturimi nga Lisbona në aeroportin e Ciampino të Romës dhe nga Lisbona në Aeroportin e Charleroi të Brukselit, është itinerari me më shumë vonesa, me rreth 74.36 dhe 73.99 për qind respektivisht të fluturimeve të vonuara gjatë 2018.
Edhe itinerari nga aeroporti i Gatwick në Bukuresht, Rumani, ka shënuar vonesa me rreth 71 për qind të pasagjerëve që kanë vuajtur nga vonesat në fluturime, sidomos gjatë kësaj periudhe kur do të vendoset edhe fati i Britanisë në drejtim të Brexit.
Në krahasim me të gjitha vendet e tjera në Europë, Anglia kryeson sërish listën si shteti me numrin më të madh të vonesave
Sipas Paloma Salmeron, eksperte në AirHelp, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë gjatë ditës së martë kanë më pak gjasa që të përballen me vonesa në fluturimet e tyre (me rreth 78 për qind të fluturimeve që arrijnë në kohë) ndërsa të gjithë ata që i kanë fluturimet e tyre të dielën kanë më shumë mundësi që të përballen me vonesa, rreth 29 për qind e fluturimeve që nuk arrijnë në kohë. Këtë vit udhëtarët në aeroportin e Anglisë janë përballur me një numër të madh vonesash, rreth 186,000 fluturime të vonuara në 2018, më shumë se 27,000 krahasuar me një vit më parë, thotë në fund znj. Salmeron.
Burimi: The Independent