Ambasdori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka njoftuar se fluturimi i parë nga Kosova për në Itali do të realizohet më 21 maj.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, konfirmoi se fluturimi i parë direkt Kosovë-Itali do të realizohet më 21 maj.
Orlando tha se gjatë periudhës kur kanë qenë të mbyllur kufijtë i kanë dalë në ndihmë të gjithë atyre personave që kanë pasur nevojë të kthehen në Itali.
“Lajm i madh! Kemi kapërcyer të gjitha pengesat dhe fluturimi i parë i direkt Kosovë – Itali nis më 21 maj. Gjatë izolimit ne siguruam kthimin, përmes Tiranës, të të gjithë italianëve që kërkuan ndihmë. Kjo do t’i lehtësojë gjërat, përfshirë punëtorët kosovarë që kthehen në punët e tyre”, shkroi Orlando në Twitter.
Kosova vendosi të mbyllë kufijtë ajror dhe tokësor për shkak të pandemisë COVID-19.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.