Në raportin e fundit të Perspektivës Ekonomike Rajonale, FMN-ja sugjeroi se PBB-ja reale në të gjithë kontinentin do të ketë një rënie në 1.4%, nga 2.3% në vitin 2018, përpara se të rikthehet në 1.8% në vitin 2020.
Të njëjtat forca që ndikojnë në rënien e prodhimit dhe tregtisë për Europën e përparuar ka të ngjarë të vazhdojnë të ndikojnë, parashikoi organizata me bazë në Uashington.
Projeksionet për Europën e zhvilluar janë zvogëluar me 0.1 pikë përqindje në 2019 dhe 2020, ndërsa rritja e pritshme në Europën në zhvillim është rishikuar në rritje përkatësisht me 0.5 dhe 0.2 pikë përqindje. PBB-ja reale e Europës (prodhimi i brendshëm bruto) për 2019-n parashikohet të rritet me normën e saj më të ulët që nga viti 2013, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Në raportin e fundit të Perspektivës Ekonomike Rajonale, FMN-ja sugjeroi se PBB-ja reale në të gjithë kontinentin do të ngadalësohet në 1.4%, nga 2.3% në vitin 2018, përpara se të rikthehet në 1.8% në vitin 2020. PBB-ja e
Në ekonomitë më të përparuara të kontinentit, rikuperimi pritet të jetë më modest, duke u rritur nga 1.3% në 2019 në 1.5% në vitin 2020 për shkak të rritjes së parashikuar të kërkesës globale, megjithëse FMN-ja tha se perspektivat për një rikuperim të tregtisë globale nuk janë aq të forta sa gjashtë muaj më parë. Të njëjtat forca që ndikuan në rënien e prodhimit dhe tregtisë për Europën e përparuar ka të ngjarë të vazhdojnë, parashikoi organizata me bazë në Uashington.
“Ulja e shpenzimeve kapitale të Azisë dhe e qëndrueshmërisë së konsumit ka të ngjarë të vazhdojë të rëndojë në eksportet dhe rritjen e Europës, pasi rajoni është një eksportues i madh i mallrave kapitale dhe pajisjeve të transportit,” thuhet në raport. “Rritja e kërkesës në Shtetet e Bashkuara, një prej partnerëve tregtarë më të rëndësishëm për shumë vende europiane”, ka qenë një faktor lehtësues, por rritja e SHBA-së pritet të mos jetë aq e fortë.
Në raport thuhet se sektori i automobilave mund të vazhdojë të anojë nga rritja, në sajë të shtrëngimit të standardeve të emetimeve dhe zhvendosja e prirjeve konsumatore drejt automjeteve elektrike.
Ngadalësimi i industrisë dhe tregtisë, i kombinuar me tregtinë dhe pasigurinë që lidhet me Brexit, ka filluar të ndikojë në investimet në disa vende, theksoi FMN-ja, me investitorët të shqetësuar për pengesat gjeopolitike.
Megjithatë, konsumi privat dhe sektori i shërbimeve në të gjithë kontinentin kanë mbetur fleksibël, të ndihmuar nga tregjet e forta të punës, që kanë ndikuar në kompensimin e disa dobësive të shkaktuara nga mjedisi i trazuar i jashtëm. Sidoqoftë, raporti përfundon duke përmendur që prodhimi dhe tregtia në Europë janë dobësuar ndjeshëm.
“Disa shenja të dobësimit në kërkesën e brendshme janë shfaqur, veçanërisht në investime. Shërbimet dhe konsumi kanë qenë fleksibël deri më tani, por kohëzgjatja e këtij fleksibiliteti të vazhdueshëm do të varet nga zhvillimet në tregjet e punës,” thuhet në raport.
Europa në zhvillim
Ndërkohë që shifrat kryesore janë përgjithësisht në përputhje me Perspektivën Ekonomike Botërore të FMN-së të muajit prill, ka ndryshime të mëdha themelore dhe rishikime midis grupimeve të shteteve. Projeksionet e përparuara europiane janë zvogëluar me 0.1 pikë përqindje në vitin 2019 ashtu edhe në vitin 2020, me rishikime më të mëdha në ekonomitë e mëdha prodhuese si Gjermania, ndërsa rritja e pritshme në Europën në zhvillim është rishikuar me 0.5 dhe 0.2 pikë përqindje në kah rritës për 2019 dhe 2020.
Për shembull, rritja e Turqisë pritet të rimëkëmbet nga 0.2% në 2019 në 3.0% në vitin 2020 menjëherë sapo tensionet e kaluara ekonomike të mos jenë më pjesë e saj. “Në Turqi, rishikimet e rritjes së lartë pasqyrojnë një rezultat më të mirë sesa pritej në gjysmën e parë të vitit”, shpjegohet në raport. Vendi pësoi një recesion në 2019-n, por është rikthyer në rritje për arsye të politikës fiskale ekspansioniste, zgjerimit të kredisë nga bankat shtetërore dhe një lehtësimi të politikës monetare.
Ndërkohë, rritja në Rusi pritet të përshpejtohet nga 1.1% në 2019 në 1.9% në vitin 2020 për sa kohë që projektet e planifikuara kombëtare të zbatohen me sukses. Rritja në ekonomitë e tjera europiane në zhvillim parashikohet të jetë mesatarisht në 3.7% gjatë 2019 dhe 3.1% gjatë 2020, për shkak të ndikimit nga ngadalësimi në ekonomitë më të përparuara në kontinent dhe rritja që natyrisht është tkurrur në nivele të qëndrueshme pasi tejkalimit të kapaciteteve.