Një pjesë e konsiderueshme e paketës së masave të Bashkimit Europian për të ndihmuar në rikuperimin e ekonomive nga pandemia e koronavirusit duhet të përbëhet nga grante dhe jo kredi, tha kryeekonomistja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Në të kundërt nuk do të ndihmohet rimëkëmbja ekonomike,” tha Gita Gopinath për Der Spiegel.
Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord në prill të krijojnë një fond emergjence për të ndihmuar bllokun prej 27-vendesh të rimëkëmben nga pandemia, por për detajet përfundimtare ende nuk është rënë dakord./Reutera