“Shoku” i dollarit po afrohet për tregjet në zhvillim, teksa Fed përgatitet për të rritur normat, shumë më ashpër, sesa tregjet presin
SHBA-ja është e gatshme të rrisë normat, madje shumë më ashpër se tregjet presin, duke rrezikuar një stuhi potenciale për çmimet e aseteve globale dhe një “shok” dollarësh për shumë nga vendet në zhvillim. Kështu ka paralajmëruar Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN-ja i frikësohet një “ujëvare të rregullimeve përçarëse” teksa Rezerva Federale e SHBA përfundimisht tërheq “këmbëzën” për herë të parë në tetë vjet, duke i dhënë fund një epoke likuiditeti të lirë dhe të bollshëm të dollarit për sistemin ndërkombëtar.
FED paralajmëron se nivelet e borxhit me dollarin jashtë SHBA-së kanë arritur një ekstrem të paparë. Fondi tha se kontratat e ardhshme do të jenë me çmime në një ritëm shumë më të ngadaltë se shtrëngimi monetar që Fed vetë po parashikon.
Kriza vjen pasi ekonomia botërore mbetet në 2015-n me rritjen prej 3.5%. Tregjet në zhvillim përballen me vitin e pestë radhazi të luhatjeve, teksa ata janë “të lodhur” për arritjen e rritjes së kërkuar, gjë që goditi limitet e tyre strukturore.
Parashikimi i Ekonomisë Botërore sipas FMN-në është që vendet e zhvilluara do të kenë rritje 2.4% këtë vit, krahasuar me 1.8% vitin e shkuar, teksa shtrëngesa fiskale po zbehet dhe lehtësimi sasior po përpiqet të tërheqë lart Eurozonën, por raporti thotë se nuk do të ketë kthim në ditët e lavdisë të epokës para-Lehman.
“Rritja e mundshme në vendet e zhvilluara tashmë ishte në rënie përpara krizës. Plakja, së bashku me një ngadalësim të produktivitetit të përgjithshëm, kanë ndikuar. Kriza e bëri atë më problematike”, tha Olivier Blanchard, kryeekonomisti i FMN-së.
Bota do të mbetet “e mbërthyer në një kurth” me rritje shumë të ulët deri në vitin 2020, edhe ndoshta më gjatë se aq. Fondi bëri thirrje për një rritje të shpenzimeve në infrastrukturë nga Gjermania dhe shtete të tjera.
Raporti thotë edhe se tregjet mund të kenë qenë “zhytur” në një vetëkënaqësi nga yield-et më të ulëta në histori dhe një mungesë të çuditshme të luhatshmërisë, me sa duket i bazuar në besimin se bankat qendrore gjithmonë do të vijnë për t’i shpëtuar ato.