FMN nuk njeh rezultatin e qeverisë për borxhin e 2018, e vlerëson 2.8 % më shumë, konfirmon KLSH-në

03/11/2019 11:05 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportet e veta zyrtare, nuk e njeh treguesin zyrtar të borxhit publik që raporton dhe njeh qeveria shqiptare.

Në rishikimin e fundit të perspektivës ekonomike globale, FMN raportoi se borxhi i Shqipërisë në vitin 2018 arriti në 69.9 %. Kjo shifër ishte 2.8 pikë përqindje më e lartë se rezultati i qeverisë shqiptare, që e raportoi këtë tregues 67.1 % për vitin 2018.

Statistika e FMN-së për detyrimet publike përkon me vlerësimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili në raportin e auditit për buxhetin e vitit 2018 konstatoi se borxhi publik real është 69.7 %.

FMN dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë përfshirë në llogaritë e borxhit publik edhe detyrimet e prapambetura, të cilat aktualisht janë të përjashtuara nga raportimet e qeverisë. Për gati tre vite radhazi, si FMN ashtu edhe qeveria, kanë dhënë shifra të ndryshme për borxhin.

Gjatë vitit 2017, qeveria shqiptare raportoi se borxhi publik ishte 70 % e PBB, por FMN e raportoi në 71.8 % të PBB-së dhe KLSH 72% të PBB-së.

Kredibiliteti i Shqipërisë, për përllogaritjen e borxhit publik, humbi që në vitin 2013 kur rrotacioni politik zbuloi detyrime të papaguara që kishin krijuar një borxh të fshehur gati sa 6 % e PBB-së. Me gjithë masat e rrepta monitoruese dhe frenuese për të mos krijuar skema të ngjashme, pas 6 vitesh është përsëritur i njëjti skenar, me detyrime të pashlyera që sipas KLSH deri në vitin 2018 arritën në 64 miliardë lekë, duke përfshirë dhe vendimet gjyqësore.

Në këtë mënyrë, mosfinancimi i detyrimeve të prapambetura nënvlerëson stokun e borxhit të marrë për financimin e shpenzimeve të padeklaruara.

 

Detyrimet e prapambetura

Detyrimet e prapambetura, sipas vlerësimit të KLSH për shpenzimet e ndodhura por të padeklaruara, detyrimin për TVSH-në e rimbursueshme dhe detyrimet e prapambetura të konstatuara në FSDKSH vlerësohen në total në rreth 42 miliardë lekë.

Nëse merren në konsideratë këto detyrime, stoku i borxhit publik të raportuar, nga 1,107 miliardë lekë, do të ishte në rreth 1,149 miliardë lekë, i cili në raport me PBB do të jepte një tregues të borxhit në nivelin mbi 69.7 %.

Sipas KLSH-se, nëse do të zhvishet borxhi i jashtëm publik nga efekti i zhvlerësimit të kursit të këmbimit, atëherë borxhi real arrin në 71.6 % të PBB-së, ose 4.4 pikë përqindje më i lartë sesa ai që raporton Ministria e Financave, raporton KLSH. rreth 52,590 milionë lekë sipas tabelës së mëposhtme:

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of