Fondi Monetar Ndërkombëtar përmirëson parashikimet për rritjen ekonomike të Turqisë në lidhje me vitin 2016, nga shifra prej 2,9% në një shifër të korrigjuar prej 3,2%.
Kështu pra parashikimin e rritjes ekonomike në lidhje me Turqinë për këtë vit FMN-ja e ka rritur me 0,3 pikë, ndërsa për vitin e ardhshëm e ka ulur me 0,1 pikë dhe nga 3,7% e ka korrigjuar në 3,6%, ndërkohë që në raportin e tij Fondi paraqet një perspektivë pesimiste për të ardhmen dhe paralajmëron se “ekonomia globale do të dobësohet akoma edhe më shumë dhe se është shumë e ndjeshme përballë goditjeve potenciale.