FMN zbardh 5 kërcënimet fiskale; të anulohet heqja e taksave për biznesin e vogël

24/02/2016 5:21 PM 0 komente

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka klasifikuar si 5 rreziqet kryesore fiskale, llogaritë e paqarta të investimeve publike, kompensimin e ish/pronarëve,  grumbullimin e dobët te të ardhurave, reformën e qeverisjes lokale dhe rrezikun e rikrijimit trishtaz të detyrimeve të prapambetura. Në rishikimin e pestë dhe të gjashtë të Marrëveshjes me Shqipërinë, Fondi i ka dhëne edhe sugjerimet përkatëse për minimizimin e rreziqeve.

Përformanca e dobët të ardhurave

Një njësi e dedikuar të ardhurave është ngritur në nivel qendror. Ministria e Financave (MF) dhe një komitet drejtues nga Zyra e Kryeministrit jane duke u munduar për të kordinuar tatimet me doganat. Autoritetet janë zotuar për të marrë masa shtesë nëse është e nevojshme, me qëllim përmbushjen e objektivit te bilancit primar për vitin 2016. Fondi ka deklaruar se përjashtimi i bizneseve të vogla nga taksat cënon strategjinë e qeverisë për konsolidimin gradual që bazohet në zgjerimin e bazës së tatimpaguesve dhe duhet anuluar.

Reforma e qeverisjes lokale

Autoritetet janë duke ndjekur një strategji të  decentralizimit fiskal, e cila përfshin bartjen e funksioneve të caktuara në fushat e shëndetësisë dhe arsimit dhe transferimin e personelit për këto shërbime. Nga zgjedhjet lokale në mes të 2015, një numër i madh i komunave dhe bashkive janë konsoliduar në 61 njësi të qeverisjes vendore. Autoritetet janë duke audituar njësitë e reja dhe do të fillojnë përgatitjen e detyrimeve të prapambetura të qeverisjes vendore. Eshtë duke u shikuar kuadri ligjor për financat publike lokale, me ndihmën e USAID-it dhe Bankës Botërore.

Kërkesa për kompensim e ish- pronarëve

Parlamenti miratoi një ligj në dhjetor të vitit 2015, i cili parashikon kompensim për të gjithë pronarët e pronave shpronësuar nga regjimi komunist për një periudhë prej 10 vjetësh. Fatura nga Gjykata Nderkombetare per kosmpensimin e kesaj shtrese eshte me rerzik per stabilitetin fiskal.

Shpenzimet kapitale

Angazhimet për projektet ekzistuese të infrastrukturës po vazhdojnë të tejkalojnë mundësinë për financim te qeverise në kuadrin afatmesëm. Autoritetet janë angazhuar për të trajtuar partneritetet publike-private për projektet e infrastrukturës, shpjegon Fondi.

Pastrimi i borxheve

Procesi i pastrimit të detyrimeve të para 2014 ka përfunduar në fund të vitit 2015, një vit përpara afatit. Por autoritetet do të vazhdojnë të publikojnë studimin e rregullt të detyrimeve të prapambetura të reja (SB), dhe do të zgjerojë mbulimin e tyre, referohet ne raportin e FMN. Qeveria do të ndryshojë deri në masr 2016  Ligjin e buxhetit për të përfshirë kufijtë shumëvjecarë për borxhin

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of