Fondet e investimit dhe Bursa, çështje në diskutim mes FMN dhe AMF

16/03/2018 10:07 AM 0 komente

Zhvillimet në tregjet nën mbikëqyrje të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ishin në qendër të diskutimeve në një takim të mbajtur mes kreut të këtij institucioni dhe përfaqësuesit të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së i njohu përfaqësuesit e FMN-së me zhvillimet më të fundit të tregjeve, në veçanti tregun e titujve dhe fondet e investimeve.

Në takim, u vu theksi tek puna e Autoritetit në drejtim të përmirësimit të bazës ligjore dhe konsolidimit të kuadrit rregullativ për një menaxhim sa më të mirë të rreziqeve, rritjes së transparencës e rolit mbikëqyrës të Autoritetit dhe mbrojtjes së investitorëve.

Forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse ishte një ndër pikat më të rëndësishme të ngritura në takimin mes palëve, ndërkohe që prej vitesh AMF po punon me Bankën Botërore dhe SECO.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan punën e bërë deri tani nga Autoriteti, duke shprehur interesin për strategjinë 5-vjeçare për zhvillimin e tregjeve nën mbikëqyrje.

Misioni i Fondit ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh duke zhvilluar takime me përfaqësuesit e qeverisë si dhe insitucionet e rëndësishme financiare

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of