Fondi i kujdesit shëndetësor, shkeljet financiare arrijnë 13 mln euro, 1.3 mln euro për Check-up

26/10/2017 11:11 AM 0 komente

Sipas raportit të tremujorit të tretë të 2017 të Auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në shkeljet e disiplinës financiare me ndikim negativ në fushën e  shpenzimeve, FSDKSH zë një peshë kryesore. Sipas raportit, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ka “shpërdoruar “ 1,819,750 mijë lekë, nga të cilat:

  • 533,162 mijë lekë, nuk janë njoftuar organet tatimore dhe nuk janë ndërprerë marrëdhëniet kontraktore për 46 farmaci që kanë rezultuar me diferenca plus dhe minus në barnat e rimbursueshme.
  • 490,791 mijë lekë, si pasojë e rimbursimeve të drejtpërdrejta jashtë kompetencave të caktuara me dispozita ligjore.
  • 232,485 mijë lekë, si pasojë e pagesës në favor të koncesionarit TVSH në masën 20% për  paketën e kontrollit mjekësor (Check-up).
  • 205,709 mijë lekë, si pasojë e mos ndërprerjes së kontratave për 20 farmaci të gjetura me shkelje nga DAB e Fondit.
  • 178,073 mijë lekë, si pasojë e përfitimit të rimbursimeve për tre subjekte farmaceutike edhe pse janë të proceduara penalisht.
  • 61,410 mijë lekë, si pasojë e rimbursimit në kundërshtim me përcaktimet ligjore për katër shtesa ushqimore esenciale të përgjithshme jo barna, nga të cilat tre janë alternativa të para dhe një është zëvendësuese.
  • 26,907 mijë lekë, janë paguar nga buxheti për largime të padrejta nga puna për 32 punonjës dhe për asnjë rast nuk është nxjerrë përgjegjësi.
  • 19,400 mijë lekë, si pasojë e mbajtjes së pajustifikuar në punë e 58 punonjësve të përkohshëm për plotësimin e kartave të shëndetit.
  • 8,115 mijë lekë, rimbursime të padrejta të disa produkteve farmaceutike (suplemente) jo barna.
  • 5,522 mijë lekë, si pasojë e miratimit të tre alternativave të para për barin Epoetinë, pa marrë parasysh përcaktimin ligjor.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of