Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, nënshkroi në emër të qeverisë shqiptare Marrëveshjen me Fondin Saudit për Zhvillim, përfaqësuar nga z. Mohammad Aljenaidel, për financimin e projektit “Rehabilitimi i Rrugës së Lumit të Vlorës”.
Projekti parashikon ndërtimin e rrugës që fillon nga Bypass-i i Vlorës – Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos – Qeparo si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë, pra një segment prej 94 km. Kredia nga Fondi Saudit për Zhvillim parashikohet të rehabilitojë pjesën e dytë të kësaj rruge me gjatësi 30 km, i parashikuar për të përfunduar në fund të vitit 2020.
Projekti ka një kosto prej rreth 72 milionë dollarë e cila do të financohet nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab në vlerën rreth 42 milionë USD dhe nga Fondi Saudit për Zhvillim në vlerën rreth 30,000,000 USD.
Projekti i propozuar ka dy objektiva kryesore:
- Rikonstruksioni i rrugës do të krijojë një korridor të ri i cili është më tërheqës, më i sigurt dhe më shpejtë i përshkrueshëm se rruga ekzistuese për lidhjen me bregdetin e Jugut.
- Nga ana tjetër, ndërhyrja e propozuar është gjithashtu një projekt i zhvillimit rural, shumë i rëndësishëm, për komunitetin e Bashkisë së Selenicës, Bashkisë së Vlorës dhe Bashkisë së Himarës, nëpërmjet përmirësimit të aksesit tek shërbimet për banorët e fshatrave të luginës së lumit të Vlorës, reduktimit të kostos së udhëtimit dhe kohës së transportit të produkteve bujqësore drejt tregjeve, si dhe diversifikimin e ekonomisë vendore nëpërmjet promovimit të ekoturizmit.
Projekti i rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës parashikon ndërtimin e rrugës që fillon nga Bypassi i Vlorës – Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos – Qeparo si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë, pra bëhet fjalë për një segment prej 94 km. Kredia nga Fondi Saudit për Zhvillim parashikohet të rehabilitojë pjesën e dytë të kësaj rruge me gjatësi 30 km, i parashikuar për të përfunduar në fund të vitit 2020.
Ky segment rrugor së bashku me segmentin rrugor të financuar nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab, plotësojnë projektin e “Rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës”. Me zbatimin e këtij projekti, do të përfitojnë banorët e një zone të konsiderueshme që përfshin Bashkinë Vlorë, Himarë, Selenicë, dhe të gjitha njësive administrative të luginës së Lumit të Vlorës. Në termat e përfitimeve ekonomiko-sociale të projektit, do të vecoja:
- do të përmirësohet aksesi në rrugë;
- do të mundësohen shërbime transporti më frekuente me kohë dhe kosto të reduktuar;
- do të rritet aksesi në tregjet rajonale dhe lokale për të shitur produktet bujqësore dhe blegtorale;
- do të reduktohet papunësia në zonë dhe do të rriten të ardhurat për popullsinë lokale nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës dhe intensifikimit të aktiviteteve ekonomike ekzistuese;
- do të diversifikohet ekonomia vendore nëpërmjet promovimit të aktiviteteve të ekoturizmit;
- do të përmirësohet aksesi dhe përfshirja në aktivitetet sociale, sportive dhe kulturore;
- do të reduktohet numri i familjeve që jetojnë nën nivelin minimal të varfërisë;
- do të përmirësohet cilësia e shërbimeve bazike.
Investimi në këtë rrugë ka norma të larta të kthimit të investimit dhe vlera të riskut shumë të vogla.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.