Rriten emocionet për fillimin e sezonit të NBA 2021-22, mbrëmjen e së mërkurës javën tjetër. Me këtë rast, Forbes përpiloi klasifikimin e 10 basketbollistëve më të paguar në botë, duke marrë në konsideratë si fitimet në fushë edhe ato jashtë saj.
LeBron James, një ndër atletët më të njohur në botën e sportit, ka dominuar NBA që nga momenti i debutimit të tij në vitin 2003. Me pagën 41.2 milionë dollarë për sezonin 2020-22 dhe 70 milionë të ardhura jashtë fushës, ylli 36-vjeçar i Los Angeles Lakers renditet i pari në klasifikimin e basketbollistëve më të paguar, me 112 milionë dollarë të ardhura.
Kjo shifër thyen rekordin e tij të mëparshëm prej 96.5 milionë dollarësh 12 muaj më parë që përfundoi në maj. Në këtë mënyrë James kryeson klasifikimin e basketbollistëve më të paguar të NBA për të tetin vit me radhë.
Në total, dhjetë lojtarët më të paguar do të fitojnë 714 milionë dollarë, me rritje 28% krahasuar me sezonin 2020-21 dhe 19% krahasuar me rekordin e mëparshëm prej 600 milionë dollarësh në sezonin 2019-20. Krahasuar me dhjetë vite më parë, rritja është 132%.
Në vend të dytë renditet Stephen Curry (Golden State Warriors), me 92.8 milionë dollarë, që do të ishte një rekord absolut vetëm një vit e gjysmë më parë.
Top 5 plotësohet me Kevin Durant (Brooklyn Nets – 87.9 milionë dollarë), Givjeçs Antetokounmpo (Milwaukee Bucks – 80.3 milionë dollarë) dhe Russell Westbrook (Los Angeles Lakers – 74.2 milionë dollarë).
Këtë vit, James theu edhe një rekord të rëndësishëm, kur kapërceu pragun prej 1 miliard dollarësh fitime në karrierë, duke mos marrë në konsideratë taksat dhe komisionet për agjentët. Sipas vlerësimeve të Forbes, pasuria e tij kap shifrën 850 milionë dollarë. Këtë javë, James iu afrua statusit të miliarderit, pasi shoqëria e tij e medias dhe argëtimit, SpringHill Company, njoftoi shitjen e një pakice aksionesh, me vlerë rreth 725 milionë.
Shoqëria me seli në Los Anxhelos merret me prodhimin e filmave dhe dokumentarëve (Space Jam: New Legends, What’s My Name: Muhammad Ali), por edhe me marketing për kompani si J.P. Morgan. Siç deklaroi një burim pranë marëveshjes për Forbes, James nuk duhet të fitojë shumë para nga marrëveshja dhe do të riinvestojë pjesën më të madhe të të ardhurave në vetë shoqërinë. James dhe ortaku i tij Maverick Carter, do të mbajnë shumicën e aksioneve në kompani, e cila ka një kontratë televizive me Abc Studios dhe një marrëveshje parablerjeje me Universal Pictures në industrinë e filmit.
Basketbollistët më të paguar të NBA fitojnë në total 305 milionë dollarë jashtë fushe, duke thyer rekordin e vitit të mëparshëm prej 260 milionë dollarësh.
Së pari, skuadrat kishin mundësinë të paguanin më shumë lojtarët e tyre më të mirë. Tavani i pagave u rrit në 112.4 milionë dollarë dhe pragu i taksës së luksit është 133.6 milionë – shifra thuajse dyfish krahasuar me dhjetë vite më parë. Ky faktor u krijoi skuadrave aftësinë për të paguar paga më të larta dhe të ngrenë nivelin e kontratave maksimale. Veçanërisht pas prezantimit, në 2017, të të ashtuquajturave super-max extension të cilat i lejojnë ekipet të shpenzojnë edhe më shumë.
Një faktor edhe më i rëndësishëm, veçanërisht këtë vit, është rikthimi i tifozëve në stadiume. Sezonin e kaluar, pandemia kufizoi ashpër pjesëmarrjen dhe NBA mori masa të cilat përfunduan duke ulur pagat e lojtarëve deri në 20%.
Liga parashikon që të ardhurat, këtë sezon, do të rikthehen në nivelet e para-pandemisë dhe shpresa është që rregullimet e pagës së lojtarëve të jenë minimale. Meqenëse shifrat e sakta nuk do të dihen deri në qershor, në fund të kampionatit, Forbes vendosi të llogarisë pagën e plotë për të gjithë.
10 basketbollistët më të paguar në NBA sipas Forbes
LeBron James (Los Angeles Lakers)
Mosha: 36 vjeç
Skuadra: Los Angeles Lakers
Fitime totale: 111,2 milionë
Fitime në fushë: 41,2 milionë
Fitime jashtë fushe: 70 milionë
Steph Curry (Golden State Warriors)
Mosha: 33 vjeç
Skuadra: Golden State Warriors
Fitime totale: 92,8 milionë
Fitime në fushë: 45,8 milionë
Fitime jashtë fushe: 47 milionë
Kevin Durant (Brooklyn Nets)
Mosha: 33 vjeç
Skuadra: Brooklyn Nets
Fitime totale: 87,9 milionë
Fitime në fushë: 40,9 milionë
Fitime jashtë fushe: 47 milionë
Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks)
Mosha: 26 vjeç
Skuadra: Milwaukee Bucks
Fitime totale: 80,3 milionë
Fitime në fushë: 39,3 milionë
Fitime jashtë fushe: 41 milionë
Russell Westbrook (Los Angeles Lakers)
Mosha: 32 vjeç
Skuadra: Los Angeles Lakers
Fitime totale: 74,2 milionë
Fitime në fushë: 44,2 milionë
Fitime jashtë fushe: 30 milionë
James Harden (Brooklyn Nets)
Mosha: 32 vjeç
Skuadra: Brooklyn Nets
Fitime totale: 62,3 milionë
Fitime në fushë: 44,3 milionë
Fitime jashtë fushe: 18 milionë
Damian Lillard (Portland Trail Brazzers)
Mosha: 31 vjeç
Skuadra: Portland Trail Blazers
Fitime totale: 56,3 milionë
Fitime në fushë: 39,3 milionë
Fitime jashtë fushe: 17 milionë
Klay Thompson (Golden State Warriors)
Mosha: 31 vjeç
Skuadra: Golden State Warriors
Fitime totale: 54 milionë
Fitime në fushë: 38 milionë
Fitime jashtë fushe: 16 milionë
Paul George (Los Angeles Clippers)
Mosha: 31 vjeç
Skuadra: Los Angeles Clippers
Fitime totale: 47,8 milionë
Fitime në fushë: 39,3 milionë
Fitime jashtë fushe: 8,5 milionë
Jimmy Butler (Miami Heat)
Mosha: 32 vjeç
Skuadra: Miami Heat
Fitime totale: 47 milionë
Fitime në fushë: 36 milionë
Fitime jashtë fushe: 11 milionë