Kampion i Botës në fuqi me Francën, yll i Paris Saint-Germain, një futbollist i cili pritet të dominojë skenën e futbollit botëror në 10 vitet e ardhshme.
Falë paraqitjeve dhe golave të shënuar, Kylian Mbappé ia ka dalë të thyejë dominimin e Messi dhe Cristiano Ronaldo në botën e futbollit. Në pritje që të arrijë numrin e tyre të trofeve dhe golave, Mbappé i ka kaluar në një tjetër klasifikim – atë të futbollistit më të paguar në botë.
Sipas vlerësimeve të Forbes, në sezonin 2022-2023, futbollisti francez do të fitojë 128 milionë dollarë, 8 milionë më shumë se Messi dhe 28 milionë më shumë se Cristiano Ronaldo. Ky është një rezultat befasues nëse marrin në konsideratë që fenomeni argjentinas dhe ai portugez zënë dy vendet e para të klasifikimit që nga viti 2014.
Kur Messi dhe CR7 kapërcyen pragun prej 100 milionë dollarësh, në 2018-n, ata ishin përkatësisht 31 dhe 33 vjeç. Mbappé ia doli në 23 vjeç.
Mes futbollit dhe sponsorëve
128 milionë dollarë të llogaritura nga Forbes marrin në analizë të ardhurat sportive dhe ato që vijnë nga marrëveshje sponsorizuese me partnerë si Nike, Dior, Hublot, Oakley dhe Panini.
Interesat e sulmuesit nuk përfundojnë këtu: Mbappé prej 3 vitesh është imazhi i kopertinës së videolojës së FIFA, zotëron një shoqëri të krijimit të përmbajtjeve sportive, Zebra Valley, dhe është ambasador dhe investitor i platformës NFT Sorare.
Gjithsesi, pjesa më e madhe e të ardhurave të tij vjen nga marrëveshja me Paris Saint-Germain, e rinovuar në fund të sezonit të kaluar, pas disa bisedimeve të gjata. Mbappé ishte në bisedime me Real Madrid, për t’u transferuar në Spanjë dhe madje u desh ndërhyrja e presidentit francez, Macron, për ta bindur që të qëndrojë në Paris.
Cilët renditen pas Mbappé
Pavarësisht se Mbappé kryeson në klasifikim, Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk renditen keq. Të dy janë ende ikona botërore dhe vijojnë të rrisin marrëveshjet e tyre, falë të cilave ata renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë të podiumit të klasifikimit të futbollistëve më të paguar. Në vend të katër renditet Neymar e pas tij, futbollisti egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah.
I shtati renditet futbollisti i Manchester City, Erling Håland, i vetmi ndër 10 të parët se bashku me Mbappé, që janë më pak se 30 vjeç. Renditja vijon me sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski; Eden Hazard (Real Madrid) Andrés Iniesta (tani në Japoni te klubi i Vissel Kobe) dhe Kevin De Bruyne (Manchester City ).
Sipas vlerësimeve të Forbes, dhjetë futbollistët më të paguar në botë në këtë sezon pritet të fitojnë në total 652 milionë dollarë, një shifër në rritje me 11% krahasuar me 585 milionë të vitit të kaluar.
10 futbollistët më të paguar sipas Forbes – shifrat në milion dollar
1 | Kylian Mbappé
Të ardhurat totale: 128 milionë
Të ardhurat në fushë: 110 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 18 milionë
2 | Lionel Messi
Të ardhurat totale: 120 milionë
Të ardhurat në fushë: 65 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 55 milionë
3 | Cristiano Ronaldo
Të ardhurat totale: 100 milionë
Të ardhurat në fushë: 40 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 60 milionë
4 | Neymar
Të ardhurat totale: 87 milionë
Të ardhurat në fushë: 55 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 32 milionë
5 | Mohamed Salah
Të ardhurat totale: 53 milionë
Të ardhurat në fushë: 35 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 18 milionë
6 | Erling Håland
Të ardhurat totale: 39 milionë
Të ardhurat në fushë: 35 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 4 milionë
7 | Robert Lewandowski
Të ardhurat totale: 35 milionë
Të ardhurat në fushë: 27 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 8 milionë
8 | Eden Hazard
Të ardhurat totale: 31 milionë
Të ardhurat në fushë: 27 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 4 milionë
9 | Andrés Iniesta
Të ardhurat totale: 30 milionë
Të ardhurat në fushë: 25 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 5 milionë
10 | Kevin De Bruyne
Të ardhurat totale: 29 milionë
Të ardhurat në fushë: 25 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 4 milionë
/ Forbes