Forbes: 20 klubet me vlerën më të lartë në futboll

20/06/2018 5:37 PM 0 komente

20 skuadrat e futbollit më të rëndësishme në botë kanë një vlerë mesatare prej 1,69 miliardë dollarësh, në rritje me 14% krahasuar me vitin e kaluar dhe me 74% krahasuar me vitin 2013. Rritja ka ardhur në pjesën më të madhe nga rritja e të ardhurave të klubeve.

Siç bën të ditur Forbes, të ardhurat e 20 klubeve të para arritën mesatarisht 428 milionë dollarë gjatë sezonit 2016-2017, 40% më shumë krahasuar me 5 vjet më parë.

Kryeson Manchester United

Në klasifikimin e përvitshëm të klubeve të futbollit me të ardhurat më të larta në botë nga Forbes, për të dytin vit me radhë, Manchester United renditet në vend të parë, me një vlerë prej 4,12 miliardë dollarësh, krahasuar me 3,69 miliardë dollarë vitin e kaluar. Manchester United ka gjeneruar të ardhurat më të larta (737 milionë dollarë) gjatë sezonit 2016-2017 dhe thuajse 50% më shumë të ardhura operative (254 milionë dollarë) krahasuar me çdo klub tjetër. Në këtë klasifikim, vlera e të gjitha skuadrave është rritur me të paktën 9% – këtu bën përjashtim Milan, vlera e të cilit ka rënë me 24% krahasuar me vitin e kaluar, në 612 milionë dollarë.

Pas Manchester United, janë dy gjigantë spanjollë – Real Madrid (4,09 miliardë dollarë) dhe Barcelona (4,06 miliardë dollarë). Të dyja klubet shumë shpejt mund t’i kalojnë Red Devils në aspektin e vlerës: i pari, falë fitores së Champions League (102 milionë dollarë në 2017/2018), ndërsa Barcelona falë të ardhurave të mëdha që duhet të gjenerojë stadiumi i ri kur të përfundojë (brenda katër vjetëve).

Të ardhurat nga të drejtat televizive, 8,2 miliardë dollarë

Të ardhurat operative ishin 84 milionë dollarë, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Rregullat e Fair Play të UEFA kanë ndikuar tek financat e klubeve europiane. Gjatë sezonit 2016/17, vetëm dy klube Roma (64 milionë dollarë) dhe Milan (10 milionë dollarë) – kanë regjistruar humbje operative. Rritja e të ardhurave dhe rentabiliteti kanë rritur vlerën e skuadrave.

5 kampionatet më të mira europiane kanë marrëveshje të cilat gjenerojnë 8,2 miliardë dollarë në vit nga të drejtat televizive. Klubet angleze dominojnë ‘top 20’, me 8 të tilla, pasi Premier League ka oferta televizive më të larta. Por taksat nga të drejtat televizive nuk e kanë arritur pikun dhe të gjitha kampionatet kombëtare po bëhen edhe më të pasura. Ligue 1, për shembull, kohët e fundit i ka shitur të drejtat televizive për një shifër shumë më të lartë se ajo e marrëveshjes aktuale. Ndërkohë Amazon ka blerë të drejtat streaming për Premier League. Ndërkohë edhe Italia është duke ua hapur dyert streaming. Platforma DANZ bëri të ditur se do të transmetojë në streaming 114 ndeshje të Serisë A çdo sezon – marrëveshje trevjeçare.

Rritet vlera e sponsorizimeve

Edhe vlera e sponsorizimeve të fanellave dhe stadiumeve është rritur. Shtatorin e vitit të kaluar, Real Madrid rinovoi marrëveshjen e sponsorizimit të fanellës me kompaninë ajrore Emitates të Dubait për një shifër rekord prej 82 milionë dollarësh në vit deri në fund të sezonit 2020-2021.
Barcelona ka marrëveshjen më të mirë, me Nike, prej 116 milionë dollarësh në vit. Dhjetë ofertat më të rëndësishme të emërtimit të fanellave dhe stadiumeve të kombinuara arrijnë vlerën 1,35 miliardë dollarë në vit.

Por fitimet reale vijnë nga pjesëmarrja në Champions League, kompeticioni i përvitshëm më fitimprurës sportiv në botë. Liverpool, i cili ka një vlerë prej 1,94 miliardë dollarësh këtë vit, ka regjistruar rritjen më të madhe (30%) në pjesën më të madhe falë parave që do të fitojë nga Champions League 2017-2018 dhe 2018-2019. Edhe një herë, si për të ardhurat nga të drejtat televizive dhe nga sponsorizimet, fitimet nga Champions League kryesojnë.

Klubi Vlera Të ardhurat
Manchester United $4,123 B $737 M
Real Madrid $4,088 B $735 M
Barcelona $4,064 B $706 M
Bayern München $3,063 B $640 M
Manchester City $2,474 B $575 M
Arsenal $2,238 B $531 M
Chelsea $2,062 B $466 M
Liverpool $1,944 B $462 M
Juventus $1,472 B $442 M
Tottenham Hotspur $1,237 B $387 M
Paris Saint-Germain $971 M $529 M
Borussia Dortmund $901 M $362 M
Atletico de Madrid $848 M $297 M
West Ham United $754 M $232 M
Schalke 04 $707 M $251 M
AS Roma $618 M $191 M
AC Milan $612 M $213 M
Inter $606 M $285 M
Leicester City $500 M $295 M
Napoli $471 M $219 M

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of