Dy klube arrijnë, për herë të parë, vlerën 6 miliardë dollarë
Vlera mesatare e 30 skuadrave të futbollit me vlerën më të lartë në botë është 2.17 miliardë dollarë.
Një vit më parë, ne vlerësuam 20 skuadra, me vlerë mesatare 2.53 miliardë dollarë.
Ndërsa këtë vit, vlera mesatare e 20 skuadrave të para është 2.89 miliardë dollarë, 14% më shumë.
Rritja e vlerave nuk u nxit nga të ardhurat, të cilat u rritën vetëm 2.5%, mesatarisht 496 milionë dollarë për skuadër, por nga higher enterprise multiples (vlera e sipërmarrjes e ndarë me të ardhurat), që blerësit po paguajnë për ekipet.
Merrni në konsideratë Manchester United, i dyti në klasifikim, i cili mund të shitet së shpejti rreth 6 miliardë dollarë, 7.7 herë të ardhurat.
Bankierët thonë për Forbes se Paris Saint-Germain mund të mbledhë së shpejti para nga një shitje të aksioneve të pakicës, e cila do ta vlerësojë skuadrën më shumë se 4 miliardë dollarë, rreth 5.7 herë të ardhurat.
Sipas drejtuesit të MLS, në fillim të këtij muaji, LAFC po mblidhte fonde për një vlerë rreth 930 milionë dollarë, ose 8 herë të ardhurat.
Përse vlera kaq të larta? Manchester United investon një mal me para, duke gjeneruar 108 milionë të ardhura operative (Fitimi para interesit, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit) në 2021-2022.
Por në shumë raste, investitorët po blejnë marka më shumë se fitimprurëse. PSG regjistroi të ardhura operative negative prej 219 milionë dollarësh në sezonin 2021 – 22, ndërsa të ardhurat operative të LAFC ishin vetëm 8 milionë dollarë në 2022.
Të ardhurat operative mesatare të 30 skuadrave të pranishme në klasifikim, janë 23 milionë dollarë nga një qarkullim mesatar prej 386 milionë dollarësh.
Dy skuadra kanë një vlerë mesatare prej të paktën 6 miliardë dollarësh. Real Madrid kryeson, me vlerë 6.07 miliardë dollarë, 19% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Real Madrid ndër të tjera ka siguruar thuajse 400 milionë dollarë nga Sixth Street dhe Legends, si pjesë e një marrëveshjeje 20-vjeçare për të rritur të ardhurat në stadiumin “Santiago Bernabéu”, i cili i është nënshtruar një rikonstruksioni masiv që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.
Manchester United është rritur me 30% krahasuar me një vit më parë, duke arritur 6 miliardë dollarë. Siç bëhet e ditur, oferta për skuadrën angleze është bërë nga Sir Jim Ratcliffe dhe nga biznesmeni i Katarit, Sheikh Jassim.
Pronarët aktualë të skuadrës, familja Glazer, kanë paguar 1.5 miliardë dollarë për “Djajtë e Kuq” në vitin 2005 dhe nëse marrëveshja arrihet, mund të fitojë katër herë më shumë.
Duhet theksuar se që kur Forbes nisi të publikojë vlerësimet e përvitshme të futbollit në vitin 2004 (përveç vitit 2020, për shkak të Covid), Real Madrid dhe Manchester United janë të vetmet skuadra të klasifikuara çdo vit në pesë të parat.
Në këtë hark kohor, Real Madrid është renditur i pari, 7 herë, ndërsa Manchester United, 11 herë. Barcelona u rendit e para në vitin 2021.
Ekipi që ka fituar më shumë në klasifikim këtë vit është Newcastle United, që tani vlen 794 milionë dollarë, 51% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Blerja e skuadrës nga Saudi Arabia Public Investment Fund në tetor 2021 për 378 milionë dollarë (305 milionë paund) injektoi në bilancin e skuadrës 208 milionë dollarë kapital dhe në këtë sezon, Magpies, u kualifikuan në Champions League, për herë të parë në 20 vjet.
/ Forbes