Revista e specializuar “Forbes” ka hartuar klasifikimin e lojtarëve të NBA më të paguar për vitin 2019. Për të bërë këtë klasifikim, Forbes ka marrë në konsideratë pagat e basketbollistëve si dhe të ardhurat nga kontratat sponsorizuese jashtë fushës së lojës.
Me një total prej 92,4 milionë dollarësh, mes pagës dhe të ardhurave nga kontratat sponsorizuese, për të gjashtin vit me radhë, LeBron James është basketbollisti më i paguar në NBA. LeBron fiton 37,4 milionë dollarë nga paga dhe 55 milionë dollarë nga kontratat sponsorizuese. Ndër marrëveshjet më fitimprurëse spikat ajo me Nike, por mes sponsorëve janë edhe Coca Cola, Beats dhe NBA 2K.
Në vend të dytë të klasifikimit të Forbes për vitin 2019 është Stephen Curry, të ardhurat e të cilit arrijnë në 85 milionë dollarë në këtë sezon, duke përfshirë edhe 45 milionë dollarë që vijnë nga marrëveshjet sponsorizuese. Under Armour përfaqëson thuajse gjysmën e të ardhurave që vijnë nga jashtë fushës, ndërsa paga prej 40,2 milionë dollarësh është më e larta në historinë e NBA.
Durant renditet në vend të tretë, me 73 milionë dollarë. Kontrata e tij sponsorizuese është e dyta më fitimprurësja sa i përket një sponsori teknik, pas LeBron James, rreth 26 milionë dollarë për këtë sezon.
Parashikohet që këtë vit, dhjetë basketbollistët më të paguar të NBA do të fitojnë në total 600 milionë dollarë, duke përfshirë edhe 250 milionë dollarë nga kontratat sponsorizuese.