Puma dhe Gatorade hyjnë në klasifikimin e Forbes Fab 40, klasifikimi kushtuar markave me vlerën më të lartë në fushën sportive, së bashku me Conor McGregor, ndër sportistët më të pasur, si dhe Los Angeles Dodgers sa u përket skuadrave, pasi kishin dalë nga renditja e vitit 2016.
Për Pumën bëhet fjalë për një debutim absolut në dhjetëshen e markave me vlerën më të lartë, së bashku me dhjetë sportistët më të mirë, skuadrat dhe kompeticionet sportive në Forbes Fab 40. Falë edhe sponsorizimeve “glamour”, si ai për këngëtaren Rihanna, Puma është rritur 74 % më shumë se kompanitë rivale Nike (25 %), e cila, gjithsesi mbetet në vend të parë, Adidas (46 %), në vend të gjashtë, përpara Under Armour, në rënie. Ndërsa Nike, në vend të parë, dhe Adidas në vend të tretë, mbeten në podium, së bashku me Espn. Në top 10 hyn edhe Gatorade, duke lënë pas Powerade.
Ndër kompeticionet sportive – SuperBowl (në vend të parë), ndjekur nga Lojërat Olimpike Verore dhe kampionatet e botës së futbollit janë në podium. Champions League renditet në vend të shtatë, pas WrestleMania. Top 10 e kompeticioneve më të mira sportive mbyllet me World Series (bejsboll).
Nga klasifikimi i dhjetë sportistëve më të pasur del Usain Bolt, i cili ka varur këpucët në gozhdë. Në podium, Roger Federer, falë shumë sponsorëve (si Uniqlo), Tiger Woods dhe Cristiano Ronaldo i cili mund rivalin e tij, Messi (i pesti, – Lebron James në vend të katërt) dhe Neymar. Hyn në top 10, sportisti i Ufc, Conor McGregor.
Në vend të parë të skuadrave me vlerën më të lartë janë Dallas Cowboys (NFL) ndjekur nga New York Yankees (MLB) dhe Real Madrid. Klasifikimi vijon me tre skuadra të NBA (Los Angeles Lakers, Golden State Warriors, New York Knicks). Gjithnjë në bejsboll, rikthehen në klasifikim Los Angeles Dodgers, në vend të shtatë, përpara Boston Red Sox dhe Chicago Cubs. Në vend të dhjetë, me vlerë të barabartë New England Patriots dhe Barcelona, që nxjerr jashtë dhjetëshes së skuadrave me vlerën më të lartë, Manchester United, i cili këtë vit ka një rënie edhe të rezultateve në fushë.
Sport Business Brand
Kompeticionet sportive
Atletët
Skuadrat
Burimi: Forbes