Revista amerikane publikoi para pak ditësh klasifikimin “Formula One’s Most Valuable Teams 2019” (Skuderitë me vlerën më të lartë të Formula 1 për vitin 2019).
Skuderia e Formula 1 që vlen më shumë se gjithë të tjerat është Ferrari, e vetmja që ka marrë pjesë në të gjitha sezonet e Botërorit dhe ka fituar më shumë çmime në të gjitha kohërat (15 tituj pilotësh). Në klasifikimin “Formula One’s Most Valuable Teams 2019”, vlera skuderisë së Ferrarit (me pilotë Charles Leclerc e Sebastian Vettel) është 1,35 miliardë dollarë, kurse të ardhurat totale, 426 milionë dollarë. Megjithatë, Ferrari nuk ka fituar një titull pilotësh që nga viti 2007 dhe për konstruktorët, që nga viti 2008.
Në vend të dytë, Mercedes, ndjekur nga Red Bull, që vlen më pak se gjysma e Ferrarit. Në vend të katërt, McLaren, që në historinë e saj ka fituar 12 tituj, më shumë se Mercedes (8) dhe Williams (7).
“Shigjetat e argjendta”, që prej gjashtë vitesh fitojnë Botërorin për pilotë e konstruktorë me fenomenin Lewis Hamilton, ndalen pak më shumë se 1 miliard dollarë (1,015), në rritje me 46% krahasuar me vitin e kaluar, por me më shumë të ardhura se Ferrari, 451 milionë dollarë.
Në vend të tretë ngjitet Red Bull me pilot Max Verstappen, e cila vlen 640 milionë (327 milionë dollarë të ardhurat).
McLaren, në vend të katërt, vlen 620 milionë dollarë (165 mln dollarë të ardhurat), lënë pas nga Red Bull, krahasuar me një vit më parë.
Në vend të pestë, renditet skuderia e Renault (pilot Daniel Ricciardo), e cila vlen 430 milionë dollarë, kurse në të gjashtin, skuderia e Williams (400 milionë dollarë).
Top 10 mbyllet me Toro Rosso (200 milionë dollarë), Racing Point (130 milionë dollarë), Haas (115 milionë dollarë) e Alfa Romeo (105 milionë dollarë).
Burimi: Forbes