Si vendosim për të shkuar në një vend apo në një tjetër për pushime? Në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, ka disa faktorë që ndikojnë te njerëzit kur vendosin të udhëtojnë, për t’u transferuar apo për të hapur një sipërmarrje të tyren.
Sipas Nicolas Georges Trad, drejtues në Reputation Institute, reputacioni përcakton “nëse njerëzit mbështesin një vend me sjelljen e duhur. Reputacioni më i mirë nënkupton më shumë eksporte, investime, turizëm”. Ashtu si në vitin 2018, edhe këtë vit, Reputation Institute hartoi klasifikimin Country RepTrak, një studim i përvitshëm që mat reputacionin e vendeve nëpërmjet një sondazhi të realizuar tek qytetarët e vendeve të G8.
Krahasuar me vitin e kaluar, kur pati një kolaps global, raporti i 2019 tregon një rritje mesatare me 0,5 pikë në reputacionin e vendeve. Suedia forcoi pozicionin e saj në vend të parë falë edhe “Sharing Sweden”, një projekt i cili synon të tregojë gjithçka që vendi po bën, nga nismat për përmirësimin e aksesit për njerëzit me aftësi të kufizuar tek nismat që synojnë të ndihmojnë të gjithë ata që duan të transferohen për të punuar.
Një tjetër faktor që e dallon vendin skandinav është vëmendja që i kushton çështjes së barazisë gjinore. Në veçanti, Suedia është një ndër vendet më të mira sa i përket diferencës së pagave mes gjinive. Jo rastësisht, vende po aq të kujdesshme mbi këtë çështje si Zvicra, Norvegjia, Finlanda dhe Zelanda e Re zënë përkatësisht vendin e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë në klasifikim
Nëse vitet e kaluara, bukuria, kultura dhe kapacitetet pritëse kishin një rol kyç në përcaktimin e reputacionit të një vendi, këtë vit, ndryshimin e bëjnë kushtet më të mira ekonomike, efikasiteti i qeverive dhe atraktiviteti mjedisor. “Dëshira për një efikase po bëhet gjithnjë e më shumë e rëndësishme” – thotë Hahn-Griffiths për Forbes.com.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për bukurinë e një vendi – ju mund të dëshironi të jetoni aty, të punoni dhe të argëtoheni, por a është ai vend i mirëqeverisur?”. Pikërisht kjo arsye shpjegon sepse Britania e Madhe ka humbur disa pozicione (vendi i 18), për shkak të telenovelës së pambarimtë Brexit, kurse Shtetet e Bashkuara (në vendin e 36-të) për shkak të retorikës nacionaliste të Donald Trump.
Klasifikimi i vendeve me reputacionin më të mirë
- Suedi
2. Zvicër
3. Norvegji
4. Finlandë
5. Zelandë e Re
6. Kanada
7. Danimarkë
8. Australi
9. Holandë
10. Irlandë
11. Japoni
12. Spanjë
13. Austri
14. Belgjikë
15. Itali
16. Portugali
17. Singapor
18. Mbretëria e Bashkuar
19. Gjermani
20. Republika Çeke
21. Francë
22. Greqi
23. Tajlandë
24. Tajvan
25. Peru
26. Poloni
27. Malajzi
28. Kili
29. Argjentinë
30. Vietnam
31. Koreja e Jugut
32. Emiratet e Bashkuara Arabe
33. Indonezi
34. Brazil
35. Filipinet
36. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
37. Indi
38. Afrika e Jugut
39. Egjipt
40. Meksikë
41. Katar
42. Izrael
43. Rumani
44. Turqi
45. Kinë
46. Algjeri
47. Bangladesh
48. Kolumbi
49. Venezuela
50. Nigeri
51. Rusi
52. Arabi Saudite
53. Pakistan
54. Iran
55. Irak
Burimi: Forbes