Kanë hyrë në fuqi, pas botimit në fletoren zyrtare, ndryshimet e fundit ligjore që rregullojnë koncesionet me partneritet publik-privat.
Risitë tentojnë një monitorim më të fortë të kontratave aktuale dhe procedurave që do të ndiqen në dhënien e koncesioneve të reja.
Komisioni i koncesionit/PPP ngarkohet te hartoje një raport përmbledhës për propozimet koncesionare .
Sipas ndryshimeve ligjore raporti duhet të përmbajë objektivat e projektit që i shërbejnë interesit publik. Projekti mund të zbatohet siç është planifikuar, duke përdorur teknologjitë e propozuara dhe pa rreziqe të paarsyeshme teknike, gjithashtu projekti duket të ketë qëndrueshmëri ekonomike duke siguruar kthimin e arsyeshëm financiar.
Niveli i propozuar i alokimit të riskut nga subjektet e sektorit publik dhe privat duhet të jetë racional
dhe i arsyeshëm dhe mbështetja e duhur financiare mund të përshtatet brenda buxhetit të kufizuar dhe
detyrimeve të tjera fiskale.
Bazuar në raportin përmbledhës, autoriteti kontraktues vendos të kthejë për plotësim propozimin e pakërkuar. Propozuesi ka afat 30 ditë që të pranojë propozimin dhe të vazhdojë hartimin e studimit të fizibilitetit ose të refuzojë propozimin dhe të heqë dorë nga zbatimi i projektit.
Autoriteti kontraktues detyrohet të dorëzojë një raport cilësor dhe sasior risku dhe një raport mbi implikimet fiskale vjetore të drejtpërdrejta ose të pritshme të ndryshimeve gjatë kohëzgjatjes së kontratës, përfshirë një përshkrim të burimeve të financimit për shërbimin e detyrimeve të drejtpërdrejta, por pa u kufizuar në pagesat e tarifave vjetore të disponueshmërisë si dhe garancitë.”.
Komisioni i koncesionit/PPP ngarkohet te kryejë një studimi i fizibiliteti për koncesionet e propozuara brenda 60 ditëve pune, nga data e krijimit të këtij komisioni. Në studimin e fizibilitetit, duhet te detajohet informacioni i përfshirë në raportin përmbledhës dhe përcaktohen veçoritë kryesore të projektit, bazuar në analizën teknike, ekonomike e financiare, analizën e ndikimit mjedisor e social, si dhe në analizimin e faktit nëse projekti i hartuar si një koncesion/PPP është ekonomikisht më i favorshëm, krahasuar me alternativën e prokurimit tradicional.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.