Monedha vendase ka nisur një tjetër javë të mbarë sot, ku ka rregjistruar një rritje kundrejt dy valutave kryesore në vend.
1 euro është këmbyer sot me 138.33 lekë, 0.13 lekë më pak se të premten, duke konfirmuar një kërkesë të ulët në treg për monedhën evropiane.
Ecuri përkeqësuese ka pasur edhe dollari, i cili ka zbritur pas dy javësh në kuotën e 109 lekëve, duke u dobësuar 0.23 lekë kundrejt javës së shkuar.
Tregu vendas duket i qetë dhe kërkesa për valuta relativisht e dobët, ndërkohë që në bursat ndërkombëtare monedha evropiane ka rregjistruar një ditë rekord, pas konfirmimit se Greqia nuk do të dalë nga eurozona.
Euroja arriti një rekord një mujor, aksionet aziatike u rritën mbi 1.5% dhe indeksi evropian i kontratave të së ardhmes kërceu sot pasi zgjedhjet greke rezultuan me një shumicë parlamentare me diferencë të vogël, të partive pro paketës së shpëtimit, një rezultat që u pa si thelbësor për përpjekjet e udhëheqësve evropianë për të mbajtur të bashkuar euron.
Euro u rrit rreth 0.6% ose 1.2710$, duke arritur rreth 1.2748$, më të lartën e muajit. Indeksi i dollarit amerikan ,DXY ra 0.3%.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 109.39 -0.23
EURO EUR 138.33 -0.13
Poundi Britanik GBP 171.46 +1.02
Franga Zviceriane CHF 115.12 -0.18
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.