Forcohet leku, zhvlerësim i lehtë i euros dhe dollarit

13/06/2012 12:57 PM 0 komente

Monedha vendase ka rregjistruar një ditë pozitive sot në kursin e këmbimit valutor teksa ka fituar pikë kundrejt dy valutave kryesore në vend, euro dhe dollar.

Monedha europiane ka vijuar zhvlerësimin, megjithëse të lehtë. 1 euro është këmbyer sot në kuotën e 138.69 lekë.

Ndërkohë, dollari është zhvlerësuar, megjithë forcimin gjatë ditës së djeshme. 1 dollar është këmbyer sot me 110.56 lekë.

Monedha amerikane ka njohur dobësim edhe në bursat ndërkombëtare gjatë ditës së sotem.

Tregtimet në bursat ndërkombëtare kanë qenë sot të kujdesshme, teksa tregjet presin zhvillime të mëtejshme në krizën e borxheve të eurozonës, veçanërisht zgjedhjet e kësaj fundjave në Greqi dhe ankandin e ardhshëm të shitjeve të obligacioneve italiane.

Euro u rrit 0.1% në $1.2521 dhe indeksi i dollarit ra me 0.1%.

 

 

Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollari Amerikan        USD    110.56             -0.29

EURO                              EUR    138.69             -0.08

Poundi Britanik           GBP    172.21             +0.26

Franga Zviceriane       CHF    115.49             -0.03

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of