Beogradi shpreson se do të arrihet shpejt një marrëveshje me Rusinë për të siguruar kredinë prej 1 miliard dollarë për Serbinë, e cila do të shërbejë për të stabilizuar buxhetin. Ndërkohë kredia prej 800 milionë dollarë do të shërbejë për modernizimin e sistemit hekurudhor, ka thënë Kryeministri Ivica Dacic.
Sipas tij, “për këtë qëllim bankat ruse duhet të operojnë në Serbi. Kemi biseduar me Sberbank dhe institucione të tjera financiare”. Kryeministri vuri në dukje se mes projekteve premtuese, bashkë me sektorin e energjisë, janë edhe eksportet bujqësore të Serbisë.