Forumi Botëror i Turizmit, Kosova ka kapacitete turistike

18/02/2017 9:12 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Kosova ka shumë vende interesante për t’u vizituar dhe ajo çka e dallon është mikpritja, është thënë nga delegacioni kosovar në Forumin Botëror të Turizmit që po mbahet në Stamboll.

Kosova është një shtet i ri dhe i vogël por shumë mikpritës, ka thënë udhëheqësi i Divizionit për Turizëm në MTI Hysen Sogojeva.

Në prani të ministrave e mysafirëve të shumtë nga vende të ndryshme botërore, delegacioni kosovar i prirë nga zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, patën rastin për të prezantuar Kosovën gjatë takimeve e konferencave të shumta.

Kosova ofron natyrën me male të bukura, qytete të vjetra e kulturore, rini e festivale të ndryshme. Në Kosovë po ashtu gjenden restorante me ushqim të llojllojshëm e tradicional që i shijojnë shumë turistet, është thënë me këtë rast.

Udhëheqësi i Departamentit të Turizmit Sogojeva, ka potencuar po ashtu se Kosova përbëhet nga shumica shqiptare prandaj edhe në Kosove të gjithë mysafirët mund të hasin në mikpritjen e njohur shqiptare.

Ndryshe, zëvendësministri Kastrati është duke e shfrytëzuar këtë forum edhe për takime me delegacione të ndryshme nga e gjithë bota, për të biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe investimeve. Pas Stambollit, Forumi i ardhshëm Botëror i Turizmit do të mbahet në Dubai. /Telegrafi/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of